Ekstradohet nga Gjermania, akuzohet për vrasje në tentativë
16/04/2009 Kërkohej nga Interpoli për disa plagosje të rënda në Durrës
DURRËS- Shërbimet e Interpol Tiranës riatdhesuan shtetasin Denis Shtraza nga Durrësi, mbi të cilin rëndojnë disa akuza. Dje në portin e Rinasit autoritetet e policisë së Durrësit kanë transportuar për në dhomat e ndalimit 26-vjeçarin nga lagjja numër 1 e qytetit. Oficerë të Policisë Gjyqësore të Durrësit e kanë akuzuar atë si autor i dy plagosjeve të rënda, njëra në bashkëpunim me të tjerë, dhe mbajtje pa leje të armës. Për një periudhë 4-mujore telefonatat, por edhe të afërm të të ekstraduarit janë mbajtur nën përgjim elektronik. Burime policore në Durrës thonë se Denis Shtraza ka mundur t’iu shpëtojë kapjes nga policia pas ngjarjes së ndodhur në disko “Kolombo” në të cilën është plagosur rëndë me armë zjarri një shtetas. Në fund të dhjetorit 2008 e në vijim të gjitha bisedat që kanë kryer persona të përfshirë në hetim për të zbuluar vendin e strehimit të 26-vjeçarit, Shtraza ka nisur përgjimet dhe mbushjen e dosjes me deshifrimin e linjës akustike. Kjo i ka dhënë mundësi policisë të deklarojë në Interpolin shqiptar se i kërkuari nga drejtësia jetonte në Gjermani. Korrespondenca me policinë gjermane ka dhënë në pak kohë efekte të plota, pasi jo vetëm është identifikuar streha dhe vet i kërkuari, por edhe është izoluar nga forcat speciale. Dy agjentë gjermanë e kanë sjellë të prangosur në Rinas 26-vjeçarin durrsak.
Akuzat
Gjykata e rrethit gjyqësor në Durrës me vendim numër 880 të muajit dhjetor 2008 ka vendosur ndaj shtetasit Denis Shtraza masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. Ai dyshohet sipas policisë të jetë autor për plagosjen me armë zjarri të shtetasit Llazar Zoto. Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 15 maj 2008 në lagjen numër 11 të qytetit, ndërsa së bashku me 26-vjeçarin si bashkëpunëtor në këtë ngjarje është shpallur edhe Fatjon Vrioni. Por një tjetër ngjarje e ndodhur në Plazh e ka rikthyer të riun në qendër të vëmendjes. Policia e ka akuzuar 26-vjeçarin se më datë 20 gusht 2008 në disko “Kolombo” ka plagosur rreth orës 3.25 shtetasin Hektor Kollçaku. Ai është bërë objekt i disa operacioneve për ta vënë para drejtësisë, por i riu ka mundur t’i shmanget policisë. Shtraza akuzohet për plagosje të rëndë, në bashkëpunim, vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve. Nëse akuzat e mësipërme do të vërtetohet atëherë i riu nga Durrësi rrezikon të marrë më tepër se 13 vjet dënim.