Kërcënon ambasadorin gjerman për refuzimin e vizës, ndalohet nga policia
TIRANË – Një 36 vjeçar ka bërë një veprim që rrallëherë jemi mësuar ta dëgjojmë fyerjen e ambasadorit të Gjermanisë për një refuzim vize. Burimet thanë për gazetën se Izmir Kulla kërcënoi ambasadorin Gjerman por nuk ka mundur t’u shpëtojë prangave policore. Uniformat blu të Tiranës njoftuan dje se arrestuan në kushtet e flagrancës të shtetasit Ismir Kulla, 36 vjeç, banues në Fushë Kruje, me akuzën e “fyerjes ndaj përfaqësuesve të huaj”. Sipas burimeve zyrtare, paraditen e së martës shtetasi i sipërcituar dyshohet se ka fyer nëpërmjet telefonit, ambasadorin e Republikës Gjermane të atashuar në Tiranë. Këtë veprim, i dyshuari Ismir Kulla e ka realizuar nëpërmjet telefonit fiks pranë ambasadës gjermane në Tiranë, me motivacionin e refuzimit të një vize për në shtetin gjerman. Nga të njëjtat burime mësohet se identifikimi dhe arrestimi i këtij shtetasi u realizua falë një pune të mirë hetimore te realizuar nga seksioni Kundër Akteve Terroriste pranë Policisë së Tiranës. Mendohet se shtetasi mund të ketë probleme mendore ose e ka realizuar kërcënimin në kushtet e dëshpërimit pas refuzimit që iu bë nga ambasadë për pajisjen me vizë për në Gjermani.
12 Qershor 2008