E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse duhet të kontrollojmë shpesh tensionin



Shtypja e lartë e gjakut, në mjekësi hipertensioni në një kohë të gjatë nuk shkakton pengesa shëndetësore. Mirëpo nëse nuk e konstatojmë dhe nuk e mjekojmë, mund të sjellë deri te sëmundjet e rënda të enëve të gjakut-mureve arteriale, apopleksive /infarktit të trurit dhe infarktit të zemrës. Rreth 60 milionë amerikanë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut apo hypertension. Për kontrollin e tensionit të gjakut, rëndësi të madhe ka njohja e saktë shkallës së tensionit është dhe në si luhatet kjo shkallë nga koha në kohë. Gjithnjë e më shumë ekspertë tani thonë se mënyra më e mirë për të kontrolluar tensionin e gjakut është që pacientët ta masin vetë atë me aparate shtëpiakë. Tre shoqata organizata amerikane të shëndetësisë; Shoqata mbi sëmundjet e zemrës, Shoqata mbi Hipertensionin dhe Shoqata e infermiereve për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dolën kohët e fundit me një deklaratë të përbashkët ku thuhet se vëzhgimi apo matja e tensionit të gjakut në shtëpi është tepër i rëndësishëm prandaj firmat e sigurimeve shëndetësore duhet të mbulojnë koston e aparateve për matjen e tensionit që u jepen pacientëve.
Një pajisje për matjen e tensionit kushton rreth 100 dollarë. Këto organizata thonë se pacientët duhet të zgjedhin aparate që vendosen mbi pjesën e parakrahut, pasi në këtë vend të krahut, treguesit e shkallës së tensionit janë më të saktë. Mjekët gjithashtu rekomandojnë që pacienti duhet ta masë tensionin e gjakut 2 deri 3 herë rresht, në një interval 1 minutë nga çdo matje, për të marrë numra të saktë të shkallës së tensionit. Pacientët pastaj ia dërgojnë këto shifra mjekut në klinikë, i cili në bazë të treguesve është mund të përcaktojë më mirë dozën e saktë të barnave për rregullimin e tensionit.
Tensioni arterial
Tensioni arterial (t.a) është presioni që gjaku ushtron tek muret e enëve të gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes së zemrës, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, venave dhe kapilarëve që kundërshtojnë fluksin e gjakut. Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore që ndodhen në tru dhe nga shumë substanca të tjera në organizëm. Kur, për çfarëdo lloj arsye t.a ulet, në veshkë prodhohet renina që, duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon në angiotensin. Kjo e fundit ka një rol vazongushtues dhe shkakton ngritje të t.a. Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjëndrat mbiveshkore. Aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith ujë gjatë filtrimit të urinës në veshkë. Si pasojë e ujit të thithur rritet volumi i gjakut që kontribuon në rritjen e t.a. Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides(T3 dhe T4) kanë efekt hipertensiv.
Vlerat dhe matja
Zemra shtyn gjakun në mënyrë homogjene dhe pulsante. Në çdo sistolë do nxirret nga zemra një volum i caktuar gjaku e më pas ka një moment pushimi që quhet diastolë. Gjatë diastolës zemra mbushet përsëri me gjak për të vazhduar në sistolën e ciklit të ri. Kjo mënyrë e punimit të zemrës me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse në vlerat e t.a kemi një vlerë minimale që korrespondon me diastolën dhe një maksimale që korrespondon me fazën e sistolës. Metoda më e përdorur për të matur t.a është me anë të një instrumenti që quhet sfigmomanometër dhe vlerat janë të shprehura në mmHg. T.a pëson lëkundje të mëdha gjatë ditës, duke arritur vlera më të ulëta në orët e para të mëngjesit. Lëkundjet e tjera të t.a varen nga aktiviteti fizik, nga temperatura, dhe tensioni psiqik. Por ka edhe lëkundje të vlerave të t.a në bazë të seksit dhe moshës. Përveç këtyre ekzistojnë dhe raporte shumë të ngushta midis t.a dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas mjekëve është normalë një tension arterial poshtë 140 mmHg për presionin sistolik dhe 90 mmHg për presionin diastolik, dhe konsiderohen optimal vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

Faktorët
Mbipesha trupore
Trashëgimi Familjar
Lëvizja,ecja e pakët
Streset
Vlerat ideale të tensionit të gjakut
120/80 mmHg
Vlerat që mund ti quajmë tension i lartë i gjakut
140/90mmHg

Si kontrollohet tensioni
Me ndihmën e aparatit për matjen e shtypjes së gjakut maten vlerat
Që të kemi një pasqyrë sa më reale të vlerave të tensionit të gjakut preferohet një kontroll/matje për një kohë më të gjatë

Tensioni i lartë i gjakut do të duhej sa më herët që nga diagnostifikimi të bëhet trajtimi shërues

Në përgjithësi hapi i parë për zbritjen e tensionit të lartë arterial të gjakut, preferohet lëvizjet e rregullta trupore, ecja dhe aktivitetet tjera të lehta gjimnastikore, zvogëlimi i mbipeshës, ushqime me sa më pak kripë

Nëse këto këshilla nuk mjaftojnë, tensioni i lartë i gjakut ulët me medikamente

Nëse tensioni i lartë i gjakut nuk rregullohet me një tabletë-medikament, atëherë bëhet kombinimi i disa medikamenteve

Pesë këshillat për zemrën
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë rriskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja pesë strategjitë nga mund t’ia nisni:
Mos pini duhan!
Nëse lini duhanin, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rriskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuara se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

Ushtrime, ushtrime, ushtrime
Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë. Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër.
Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.
Ushqime të shëndetshme për zemrën
Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni fasulet dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit.
Ruani peshën normale
Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.
Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.
Bëni rregullisht ekzaminime
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni. Hipertensioni: Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80.
Niveli i kolesterolit në gjak: Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve. Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.

Përgatiti: Jonida Tashi

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›