Reforma në Polici, në pesë vjet 179 milionë euro
27,9 milionë euro projekte të sponsorizuara, pjesa tjetër e pambuluar. Armatimi kushton plot 20 milionë euro, plotësisht të mbuluar nga buxheti i shtetit
Luan Kondi
Tiranë – Reforma e Policisë së Shtetit do t’u kushtojë shqiptarëve jo pak, por 151 milionë euro. Gjithçka është parashikuar në Strategjinë e Policisë së Shtetit 2007-2013. Nga kostoja totale 179,4 milionë euro vetëm 27,9 janë projekte të identifikuara, ndërsa pjesa tjetër është e pambuluar, pra që do të thotë se mundësia më e madhe është të mbulohen nga buxhetet ndër vite.
Financimet
Duke filluar nga viti që vjen, rritja e kapaciteteve investiguese të Strukturave Mbështetëse, sidomos për trajnimet e punonjësve të Departamentit të Hetimit të Krimeve, kërkon plot 1,15 milionë euro, që fatmirësisht do të mbulohen nga programet e BE (CARDIS) dhe UNDOC. Për rritjen e Mbështetjes Logjistike për 2009-n kërkohen 500 mijë euro, nga të cilat vetëm 20 mijë do të jepen nga BE (CARDIS), ndërsa pjesa tjetër është e pambuluar dhe nuk ka rrugë tjetër përveçse përballimit nga buxheti. Po ashtu në Strategji është parashikuar edhe ngritja në vitin 2009 e Qendrës Operacionale Kundër Terrorit, ku përllogaritjet tregojnë se kushton rreth 200 mijë euro. Një tjetër investim i parashikuar është ai i përmirësimit të kapaciteteve të komunikimit nëpërmjet sistemeve informatike, bashkëpunimi me agjenci të tjera që operojnë në kufi, që parashikohet 4,1 milionë euro, ku vetëm 3,5 milionë do të financohen nga BE (CARDIS). Ndërsa në vitin 2011 duhet të shpenzohen 5,3 milionë euro për përmirësimin e mësimdhënies dhe akomodimit, nga të cilat rreth 1 milion mbulohen nga BE (CARDIS) ndërsa 4,3 nga buxheti. Në vitin 2013 do të duhen 35 milionë euro për unifikimin dhe standardizimin e ndërtesave të policisë, që deri tani nuk ka asnjë financim dhe pritet të realizohet nga shteti. Për përmirësimin e ushqimit dhe uniformave në vazhdim pritet të shpenzohen 28,7 milionë euro, që po ashtu duhet të përballohen nga buxhetet.
Armatimi
Për përshtatjen e armatimit me misionin e policisë dhe pajisje deri në vitin 2013 duhet të shpenzohen 20 milionë euro, plotësisht të mbuluara nga buxheti i shtetit. Është bërë një studim për zëvendësimin e pistoletave “TT” dhe automatikëve “AK-47” me armë moderne që janë sot në organikën e policive të vendeve të Europës. “Kallashnikovi” konsiderohet një armë sulmi dhe e papërshtatshme për përdorim nga forcat e policisë. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, në buxhetin e shtetit do të caktohet një fond i veçantë për blerjen e armëve të reja. Çmimi i tyre llogaritet deri në 20 milionë dollarë dhe për sigurimin e tyre do të shpallet tender ndërkombëtar, ku pritet të marrin pjesë disa nga firmat më serioze në tregtinë e armëve. Sipas burimeve, zëvendësimi i armëve që aktualisht përdor Policia shqiptare është një nga elementet për përqasjen e standardeve. Armët e përdorura deri tani do të mblidhen dhe më pas do të shkatërrohen si të papërshtatshme për kohët moderne. Specialistët e huaj mendojnë se Policia e Shtetit tashmë nuk është më forcë e armatosur dhe, si rrjedhojë, nuk mund të ketë në përdorim armë luftarake siç janë pistoleta “TT” dhe “AK-47”, ose ndryshe “Kallashnikovi”.
Gjykata kthen dosjen për anëtarin e bandës së Durrësit
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur t’i rikthejë prokurorisë aktet për Bujar Gashin, një nga të pandehurit e “Bandës së Durrësit”. Vendimi u dha dje nga gjyqtari Ardit Mustafai, pas kërkesës së prokurorisë, e cila kishte kërkuar dhe me parë tërheqjen e dosjes së këtij të pandehuri. Bujar Gashi, nga Durrësi, është i akuzuar për vepra të ndryshme penale, të kryera në emër të grupit të Lulzim Berishës dhe rivalit të tij, Indrit Dokle. Identitetin Bujar Gashi e mban dhe një person tjetër në qytetin e Durrësit, por emra babai të ndryshëm. Këtu ka lindur dhe konflikti që akuza ka kërkuar rikthimin e dosjes për plotësime të mëtejshme.
Krimet e rënda dënojnë me 7 vite burg për trafikimin e të miturës
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje me 7 vjet burg, 42 vjeçarin Ramazan Duda, i cili akuzohet për shfrytëzimin e një të miture. Sipas akuzës, gjatë vitit 2007, Duda ka shfrytëzuar si lypëse në rrugët e qytetit të Fierit, 13 vjeçaren Suzana D., banore e qytetit të Kavajës. Bulevardi "Ramiz Aranitasi" në Fier, ka qenë dhe vendi i punës së 13 vjeçares, e cila flinte në lulishtet e qytetit dhe në mëngjes, që në orët e para dilte për të lypur. Pas dërgimit në polici, 13 vjeçarja Suzana D. ka treguar se ka qenë e detyruar të lypte, pasi Ramazan Duda e ka kërcënuar atë. Gjithashtu, ajo ka deponuar se kishte rreth dy vjet që ushtronte këtë profesion dhe si fillim e në vazhdim kjo punë ishte zgjedhur nga gjyshja e saj. Hetimet për këtë ngjarje tregojnë se gjyshja e të miturës e njihte 42 vjeçarin Duda
Tiranë, brenda ditës 6 kallëzime për vjedhje në prokurori
TIRANË - Vjedhja vazhdon të mbetet ndër veprat penale më të konsumuara në qarkun e Tiranës. Kështu, vetëm për 24 orët e fundit në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë janë referuar nga policia e qarkut kallëzime penale me objekt hetimi vjedhjen në ngarkim të 6 personave, kryesisht me moshë të re nga 16 deri në 30 vjeç, bënë të ditur të mërkurën burime nga kjo prokurori. Sipas këtyre burimeve, këta persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës në zona të ndryshme të Tiranës duke u vjedhur qytetarëve nga sende personale deri, te makina dhe lokale. Ndërkohë, mes tyre ka edhe nga ata persona që janë përsëritës në kryerjen e këtij krimi. Ndryshe nga individët me moshë madhore, hetimet për të miturit realizohen nga një seksion i posaçëm i ngritur pranë kësaj prokurorie. Nga të njëjtat burime mësohet se hetimet mbi këto çështje përgjithësisht zgjasin tre muaj dhe më pas i kalojnë për shqyrtim Gjykatës së Tiranës. Vepra penale e vjedhjes, si dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare renditen ndër veprat me të konsumuara në Tiranë.
12 Qershor 2008