Specializimet për studentët e mjekësisë, procedurat që duhen ndjekur
Kuotat e pranimit të aplikantëve dhe kriteret që duhet të plotësojnë. Të gjitha degët që kërkojnë mjek specialistë
Emanuela Sako
Studentët e mjekësisë për t’u bërë mjek profesionist në një specialitet të caktuar duhet të përmbushin një numër të caktuar kriteresh për të ndjekur specializimet afatgjata në një degë të caktuar të mjekësisë. Specializimet afatgjata për studentët e mjekësisë, janë studimet e vetme pasuniversitare 3 apo 4 vjeçare që bëhet për kualifikimin e mjekëve. Të gjithë studentët që mbarojnë sistemin 5 vjeçar, me të cilin cilësohen si mjek të përgjithshëm, duhet të ndjekin studimet pasuniversitare për t’u kualifikuari si mjekë specialistë. Zëvendësdekani i Fakultetit të Mjekësisë, Genc Sulçebe, shpjegoi për gazetën “Albania” se Fakulteti i Mjekësisë rreth 30 degë të ndryshme të shëndetësisë për pranimin e studentëve që duan të vazhdojnë studimet. Sipas tij kuotat e pranimit përzgjidhen nga Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithçka zgjidhet në varësi të sektorëve që kërkojnë mjek specialistë. Për vitin akademik 2007-2008 kuotat e pranimit në të gjitha specialitetet janë 167 persona.
Procedurat
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë që duan të kryejnë një specializim, pasi mbarojnë studimet e sistemit 5 vjeçar, duhet të kryejnë një vit stazh pune. Pas kryerjes së një vitit stazh pune atyre iu jepet e drejta për të aplikuar për kryerjen e specializimit. Sipas Kartës së Bolonjës specializimet pasuniversitare zgjasin 3 deri në 4 vjet dhe quhen cikli i 3-të i studimeve. Gjatë kohës së specializimeve aplikantët vazhdojnë studimet kundrejt një pagese që vendoset nga qendrat spitalore të pranimit ku kryhet praktika apo mësimi. Pasi mbarojnë studimet e sistemit 5 vjeçar, studentët e mjekësisë mund të kryejnë dhe titullin Master edhe pse nuk mund të kenë kryer studimet afatgjata pasuniversitare. Konkursi për këtë vit zhvillohet në datën 14 korrik dhe për një afat të caktuar nga Fakulteti i Mjekësisë, priten rezultatet.
Kriteret
Për pranimin e kandidatëve, Fakulteti i Mjekësisë ka përcaktuar kriteret dhe procedurat që i çon ata në konkurrim. Kështu, kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Fakultetit të Mjekësisë një kërkesë-deklaratë (të plotësuar me shkrim shtypi),
dokument identifikimi: certifikatë lindjeje me fotografi e vulosur, ose kopje e noterizuar e letërnjoftimit apo pasaportës për jashtë shtetit. Të gjithë aplikantët duhet të jenë në moshën 35 vjeç ose mbi këtë moshë. Po kështu, ata duhet të dorëzojnë një kopje e noterizuar e diplomës së Studimeve Universitare dhe të listës së notave (shoqëruar me origjinalet, të cilat i kthehen menjëherë kandidatit pas regjistrimit). Nj ndër kriteret kryesore për pranimin e studentëve është nota mesatare e të gjitha viteve të jetë mbi 8, si dhe njohja enjë ose më shumë gjuhëve të huaja të mbrojtura. Të gjithë kandidatët aplikues duhet të kenë kryer një vit stazh pune.
Box
Për t’u regjistruar kandidati duhet të paraqesë:
Kërkesë-deklaratë (të plotësuar me shkrim shtypi). Plotësimi duhet të bëhet me të gjitha zërat e saj dhe është nën përgjegjësinë e aplikantit. Kjo deklaratë tërhiqet pranë Fakultetit të Mjekësisë.
Dokument identifikimi: certifikatë lindjeje me fotografi e volusor, ose kopje e noterizuar e letërnjoftimit apo pasaportës për jashtë shtetit. Duhet të kenë moshë 35 vjeç (Të mos kenë kaluar ditën e testimit me shkrim moshën 35 vjeç të vërtetuar me dokumentacionin e kërkuar).
Kopje e noterizuar e diplomës së Studimeve Universitare.
Kopje e noterizuar e listës së notave (shoqëruar me origjinalet, të cilat i kthehen menjëherë kandidatit pas regjistrimit).
Nota mesatare e të gjitha viteve të jetë mbi 8.
Kopje e noterizuar e diplomës së njohjes së një gjuhe të huaj (përkatësisht: Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht). Janë të vlefshme vetëm dëshmitë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nga Instituti Italian i Kulturës, Instituti i Aleancës Franceze, Instituti Gote, TOEFL-i.
Kontratë shërbimi për mjekët që duan të specializohen ose vërtetim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë (dokumentacion i eksperiencës një vjeçare në punë pas diplomimit në FM. Përjashtim bëjnë vetëm kandidatët që duan të specializohen për Mjek Familje, Shëndet Publik dhe Anatomi Patologjike.
Për kandidatët që vijnë nga MD dhe MM kërkohet një vërtetim përkatës nga këto ministri.
Mandat bashkëpagesë për regjistrimin me konkurs.
Qeveria vendos specializimet e reja për studentët e mjekësisë
Shtohen kuotat e specializimeve për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Qeveria vendosi në mbledhjen e saj të radhës për specializimin afatgjatë të Mjekësisë Interne. Kështu, një nga vendimet e Këshillit të Ministrave që gjeti konsensusin e kabinetit qeveritar është “Hapja e Programit të Studimit Specializues Afatgjatë, për Mjekësi Interne, pranë Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës dhe për miratimin e kuotave të pranimit në këtë program për vitin akademik 2007 – 2008. Propozimi për shtimin e këtij specializimi është bërë nga Ministria e Arsimit. Kohëzgjatja e kryerjes së programit do të jetë 4 vite dhe me kohë të plotë. Ndërsa pas kryerjes së programit jepet diploma “mjek specialist për mjekësinë interne“ Kuota e pranimit për vitin akademik 2007 – 2008 do të jetë 23, për sistemin e Ministrisë së Shëndetësisë.
12 Qershor 2008