E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenon ish-te dashurin e vajzes, i mori virgjerine

Tirane- Dhendri i kthen vajzen ne banese se nuk ishte e virgjer, babai kercenon ish-te dashurin me vrasje, duke e akuzuar si shkaktar te turpit. Naile Miftaraj, nena e te riut Glisenko Miftarajt, ka depozituar ne Prokurorine e Tiranes nje kallezim penal ndaj Ndue M., babai i vajzes Rita M. Ne kallezimin penal, e moshuara shpjegonte se gjithcka ka nisur ne momentin qe djali i saj kishte nje lidhje dashurie me 26-vjecaren, nga rrethi i Mirdites, por me banim ne Tirane. Sipas kallezimit, lidhja mes te rinjve ka nisur ne lagjen Bathore te kryeqytetit, ku ata jetonin prej vitesh. Pas kesaj lidhjeje disa vjecare, djali i ka kerkuar doren babait te vajzes per martese. Fillimisht babai i vajzes, i padituri Ndue M., nuk ka pranuar qe vajza e tij te fejohej me djalin qe donte, per arsye se ai ishte me perkatesi fetare mysliman dhe ata ishin familje katolike. Pas refuzimit te fejeses, i ati i vajzes e fejon ate dhe e marton brenda dy muajsh, pa deshiren e saj, me nje person tjeter. Te nesermen e marteses, dhendri i ri e kthen vajzen serish ne shtepine e prinderve, duke u argumentuar prinderve se vajza e tyre nuk ishte e virgjer. I turperuar nga ish i dashuri i vajzes, Ndue M., i ka kerkuar llogari Miftarajt, duke e qelluar ne mes te rruges me shpulla. Pas kesaj zenke, djali ka kerkuar serish qe te martohet me vajzen, por i ati i saj perseri nuk ka pranuar duke e kercenuar ate me jete. Sipas kallezimit te depozituar nga e ema e djalit ne Prokurorine e Tiranes, i ati i vajzes disa here ka shkuar prane baneses se Miftrajt duke kerkuar djalin e saj, i cili nuk pranonte te takohej nga frika e vrasjes. Mesohet se vetem pak dite me pare, i ati i Rita M., ka shkuar ne hyrje te baneses se familjes Miftaraj, ku ka kercenuar nenen e djalit, paditesen Naile Miftaraj, duke i thene se po kerkonte djalin qe ta vriste per turperimin qe i kishte bere vajzes se tij. Ne kallezimin e saj, Naile Miftaraj kerkon nga prokuroria qe te merret ne mbrojtje ajo dhe i biri, qe prej disa kohesh eshte fshehur nga frika e vrasjes. Mesohet se e moshuara ka kerkuar ndihme edhe disa here ne polici per kete ngjarje. Kallezimi mban numrin 2083, dhe eshte dorezuar ne Prokurorine e Tiranes me daten 8 korrik te ketij viti, si dhe eshte shkruar me shkrim dore.
R. Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›