E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan te grabisin taksistin, dosja shkon ne gjykate

Tirane- Prokuroria e Tiranes perfundoi hetimet per tre persona te akuzuar per vepren penale te “vjedhjes me arme”. Organi i akuzes dergoi per gjykim te pandehurit Alfred Pira, Faik Baja, Sadik Troci. Dosja mban numrin 1709, si dhe pas hedhjes ne shortin elektronik i ka rene per gjykim gjyqtares Regleta Panajoti. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur me 4 shtator te vitit 2009. Sipas hetimeve, i pandehuri Sadik Troci, 66-vjec, si dhe nje ish i denuar per armembajtje pa leje, Alfred Pira, 19-vjec, si dhe adoleshenti 16- vjecar, Faik Baja, kane marre nje taksist nga qendra e kryeqytetit deri ne Koder-Kamez, duke i kerkuar atij qe t'i dergonte ne shtepi. Mesohet se sapo kane kaluar Koder-Kamzen, Troci dhe Pira kane tentuar t'i marrin taksine me dhune duke e kercenuar me arme. Por ne keto momente taksisti, ish-ushtarak, ka mundur te largohet nga keqberesit, ku edhe ka depozituar ndaj tyre kallezimin penal. Pas hetimeve dy mujore, u be i mundur arrestimi i te dyshuarve. Prokuroria e Tiranes i akuzon tre te pandehurit se kane konsumuar vepren penale te “vjedhjes me arme” e kryer ne bashkepunim, “armembajtje pa leje” dhe “moskallezim krimi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›