Vrasja e Konomit, policia shoqeron 50 persona, tre pista hetimore
Tirane- Policia e kryeqytetit ka shoqeruar 50 persona per vrasjen e Franc Konomit, i njohur si nje nga djemte e rruges “Bardhyl”. Te gjithe personat jane marre ne pyetje dhe me pas jane lene te lire nga efektivet e policise. Mesohet se personat qe jane marre ne pyetje nuk kane dhene asnje informacion, se kush mund te kete qene autori i ekzekutimit te bujshem. Sipas burimeve zyrtare, i vetmi fakt qe eshte bere i ditur prej tyre ka qene se, motori me te cilen udhetonin dy atentatoret, mbante targa te huaja, si dhe dyshohet te jete nxjerre jashte Tirane pas ngjarjes. Tre jane pistat kryesore per te cilat po hetojne ekspertet e policise. Hakmarrja per shkak te ndonje ngjarje te vjeter, trafiku i droges, si dhe ndonje konflikt per gjobevenie. Edhe pse ne “loje” jane tre pista, policia nuk ka ende asnje te dhene se kush mund te jene autoret e kesaj vrasjeje. Mesohet se hetimet jane shtrire edhe jashte vendit. Burime nga grupi hetimor kane bere me dije se viktima dyshohet te kete pasur probleme ne Spanje, Greqi dhe France, por pyetja e deshmitareve ne keto shtete eshte shume e veshtire. Franc Konomi, 42-vjec, babai i dy femijeve, u ekzekutua ne sheshin “Avni Rustemi”, ne momentin qe ka qene duke nxjerre automjetin e tij tip “Benz” nga parkingu. Nje motor, ne te cilen udhetonin dy persona, i ka zene prite dhe me pas autoret kane shkrehur mbi Konomin nje karikator pistolete. Konomi nuk ka mundur dot te mbijetoje nga plaget e marra.
Dosja
Franc Konomi njihej nga policia nje person problematik dhe me nje aktivitet te pasur kriminal dhe precedente. Ai u dyshua si nje nga autoret e vrasjes se Gazmend Muces, ne vitin 1992, nderkohe qe me pas Konomi eshte denuar edhe per pengmarrje dhe gjobevenie.