E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon me armë ish-të dashurën, arrestohet

TIRANË- Kërcënon me armë në kokë të dashurën për shkak se nuk donte të vazhdonte lidhjen me të.


Policia arreston në banesën e tij në Yzberish autorin, ndërsa i kapet arma e një pistoletë TT, me të cilën dyshohet se ka kryer kërcënimin. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Yzberish të kryeqytetit jo shumë larg kombinatit, kur Gentian Ruka, 27 vjeç, është denoncuar se ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e një familjeje në të cilën ndodhej vetëm vajza e familjes e cila sipas policisë ishte e dashura e Rukës.


Shkak për këtë, sipas burimeve të policisë, kanë shërbyer kërcënimet e herë pas hershme të të arrestuarit ndaj ish- të dashurës.


Pasi ka hyrë në banesë, Ruka ka kërcënuar me armë ish- të dashurën e tij, e cila disa herë rresht kishte refuzuar të takohej me të. Për këtë shkak sipas policisë, Ruka ka kërcënuar atë ndërsa sipas pretendimit të të dëmtuarës ai e ka kërcënuar me armë në kokë, ndërsa më pas është larguar.


Pas kallëzimit të dëmtuarës në komisariatin e policisë nr.6, në Kombinat, blutë kanë kryer një kontroll banese në shtëpinë e të denoncuarit, ku kanë gjetur 27- vjeçarin Gentian Ruka.


Ndërkaq gjatë kontrollit të banesës, policia i ka gjetur dhe i ka bllokuar një armë zjarri pistoletë të markës "TT" e cila është administruar nga policia në cilësinë e provës. Policia i ka komunikuar këtij të fundit arrestimin në flagrancë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe të kanosjes me armë, ndërsa vajza ka identifikuar autorin e kanosjes gjatë bllafaqimit për njohje mes tyre duke i vënë vulën arrestimit të policisë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›