Kërkesa e Bashës, Gjykata e Lartë do të shprehet më 8 prill nëse do të jetë i pandehur
Kërkesa do të shqyrtohet dy ditë para se të jepet vendimi përfundimtar. Kjo betejë gjyqësore u fitua pak ditë më parë nga Armand Teliti dhe Andi Toma
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Lartë do të shprehet dy ditë para procesit të madh nëse cilësimi i ministrit Lulzim Basha si i pandehur është ligjor ose jo. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje për gazetën “Albania” se pas shqyrtimit të kërkesës së Bashës në dy shkallët e Gjyqësorit, tashmë ka mbërritur momenti të shprehet edhe Gjykata e Lartë. Do të jetë pikërisht data 8 prill ku pritet të jepet ky vendim. Ndërsa dy ditë më pas do të jetë një tjetër kolegj penal i kësaj gjykate që do të shprehet mbi shqyrtimin në themel të dosjes. Vetëm pak ditë më parë betejën gjyqësore mbi afatet hetimore e fituan ish-zëvendësministri i Transporteve Armand Teliti dhe ish-drejtori Juridik, Andi Toma. Ndërsa tani pritet vendimi për Bashën. Vendim, i cili do të vendosë dhe fatin e gjykimit të mëtejshëm të dosjes “Durrës–Kukës”.
Pretendimet
Avokati ka sqaruar gjatë seancave në shkallët e tjera të Gjyqësorit se në këtë rast klienti i tij kërkonte të shfuqizoheshin dy akte të Prokurorisë. E para kishte të bënte me fletë-thirrjen e lëshuar më 24 nëntor të këtij viti për Bashën dhe e dyta konsistonte me aktin që i është dërguar me postë duke e njohur me dy akuzat e ngritura ndaj tij. Pasi dëgjoi palët në gjykim dhe u tërhoq për vendim, gjyqtarja Fatmira Hajdari argumentoi vendimin për të shpallur të pavlefshëm kërkesën e prokurorit Arben Kraja, pasi “nuk jemi përpara një dosjeje penale për gjykimin e një çështjeje nga themeli, por përpara një veprimi procedural”. I njëjti vendim u mor dhe nga Gjykata e Apelit, duke i cilësuar të pavlefshme veprimet e Prokurorisë.
Akuza
Lulzim Basha, aktualisht shefi i diplomacisë shqiptare, akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim të tenderave për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, në kohën kur ai kryente funksionin e ministrit të Transporteve. Sipas hetuesve, dëmi i shkaktuar shtetit arrin në vlerën e 230 milionë eurove. Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha, në kohën kur mbante postin e ministrit të Transporteve, në bashkëpunim me ish-drejtorin Juridik të këtij dikasteri, ka abuzuar me fondet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Hetimet për abuzimet me fondet nisën në fillim të vitit 2007 nga Prokuroria e Tiranës. Fillimisht në akuzë u vunë: ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti, ish-drejtori Juridik i këtij institucioni, Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi. Dosja më pas u transferua në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi u gjetën elemente të implikimit të Lulzim Bashës. Vetëm nëntë muaj pas heqjes së imunitetit të Bashës nga Parlamenti, dosja ndaj tij u dorëzua për gjykim në Gjykatën e Lartë. Në bankën e të akuzuarve, përkrah ministrit të Jashtëm, është edhe ish-vartësi i tij, Andi Toma. Ndërkaq, për ish-zv/ministrin Teliti dhe Lejla Saraçin, Prokuroria vendosi të pushojë akuzat për mungesë provash dhe faktesh.
28 Mars 2009