E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjollët, operacion spektakolar, kapin “të fortin e Laçit”

08/06/2009  Astrit Bushi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, akuzohet për vjedhje me dhunë

Gjatë arrestit u sekuestruan, një pistoletë model çek “LUCER”, kalibër 9mm

TIRANE- Një operacion i bujshëm i policisë shqiptare, ka vënë në pranga shtetasin Astrit Bushi ose siç njihet ndryshe “i forti i Laçit”, i cili prej kohësh kishte mundur t’i fshihej zyrës së Interpolit spanjoll. Arrestimi i këtij shtetasi erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe shërbimit policor “Guardia Civil” të Mbretërisë së Spanjës”. Nga burime zyrtare pranë policisë së shtetit mësohet se operacioni policor i koduar me emrin “Arbusto” u zhvillua në orët e para të mëngjesit së djeshëm në qytetin e Laçit nga strukturat e Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimit të Krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale “RENEA” si dhe forcat e Drejtorisë së Policisë së qarkut Lezhë. Shtetasi 31-vjeçar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia spanjolle për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Në momentin e arrestimit, shtetasit Astrit Bushi ju gjetën dhe sekuestruan, një pistoletë model çek “LUCER”, kalibër 9mm, me një krehër me 14 fishekë, të cilën e mbante pa leje, si dhe materiale e sende të vjedhura gjatë kohës së qëndrimit të tij në Spanjë. Ndërkohë ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe në Shqipëri pasi me vendimin nr. 56 të 25 prillit 2007, të gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin, ai është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “falsifikim të akteve të gjendjes civile”. Ndaj këtij shtetasi nga strukturat e hetimit të krimit do të rifillojnë hetimet dhe për disa vepra të tjera penale, pasi është i dyshuar dhe për vrasjen e një punonjësi policie ndodhur në qytetin e Laçit, si dhe për disa krime të tjera të rënda. Aktualisht materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Astrit Bushi i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›