Kërkesa e apelit nga Assange, gjykata shqyrton në shkurt kërkesën

Gjykata Supreme në Londër ka vendosur të shyqyrtojë kërkesën e apelit të bërë nga themeluesi i Ëikileaks, Julian Assange kundër ekstradimit të tij në Suedi. Ai kërkohet për disa Akuza seksuale.
Gjykata më e lartë në Londër do shyqyrtojë apelin në muajin shkurt. Më herët Gjykata e Lartë e ka aprovuar ekstradimin e tij në Suedi, por zoti Assange thotë se vendimi është i jashtëligjshëm.
Frika e mbrojtësve të Assange është se pas Suedisë amerikanët do të kërkojnë ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, sot në SHBA nisi seanca e parë ndaj ushtarakut amerikan Bradley Manning, i dyshuari kryesor për dhënien e dokumentave sekrete faqes Ëikileaks.