Nderron jete autori Christopher Hitchens
Autori dhe gazetari britanik Christopher Hitchens ka nderruar jetë në moshën 62 vjeçare . Lajmin e ka bërë të ditur revista “Vanity Fair”.
Ai vdiq nga sëmundja e kancerit, duke lënë pas gruan e tij, Carol Blue, dhe vajzën e tyre, Antonia, si dhe dy fëmijët e tij nga një martesë e mëparshme, Aleksandër dhe Sofia. Editori i revistët “Vanity Fair”, Graydon Carter e përshkruan shkrimtarin si një njeri të veçantë. "Ata që lexonin atë që ai shkruante , mendonin se e njihnin, dhe ata që e njihnin atë ishin shpirtra thellësisht me fat", shprehet ai. Hitchens ka lindur në Portsmouth në vitin 1949 dhe u diplomua në Oksford në vitin 1970. Ai e filloi karrierën e tij si gazetar në Britani në vitet 1970 dhe më vonë u transferua në Neë York, duke u bërë editor për “Vanity Fair” në nëntor 1992. Ai u diagnostikua me kancer në qershor 2010. Në një shkrim në gusht të vitit 2010 ai shkroi
"unë nganjëherë kam dëshirë të vuajë për një kauzë të mirë, ose të rrezikoj jetën time për të mirën e të tjerëve, në vend të të qënit një pacient i rrezikuar rëndë".
Ai ishte autor i 17 librave, duke përfshirë edhe “Gjyqi i Henry Kissinger”, “Perëndia nuk është i madh” etj. Hitchens u arrestua shpesh në tubime politike për kundërshtimin e tij ndaj luftës në Vietnam. Ai ishte një mbështetës i forte i luftës në Irak .