“Kërkesa e hapjes së kutive e panevojshme”
Deputeti i PD-së, Eduart Halimi duke argumentuar se pse kërkon rrëzimin e amendamentit të PS-së për hapjen e kutive, theksoi se marrja e provave ekziston dhe në ligjin aktual të hetimit. “Qëndrimi tonë është bërë i qartë në nenin 1, që mund të marrin çdo provë që e cilësojnë ato të arsyeshme, çdo fakt apo kompleks faktesh ti marrin dhe ti hetojnë në një komision hetimor parlamentar pa asnjë kufizim, por me të vetmin kufizim që ka të bëjë me çështje që janë objekt i shqyrtimit gjyqësor apo hetimor në organin e Prokurorisë. Prandaj një dispozitë e tillë për ne është cilësuar tërësisht si e panevojshme, për aq kohë që nuk ka nevojë të vendosnim asnjë kufi tjetër, përveç atyre që janë në objekt hetimi nga organet gjyqësore. Hetimi parlamentar mund të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës”, tha Halimi. Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj mbajti të njëjtin qëndrim si Halimi. Sipas tij, neni 14 i ligjit aktual sanksionin se kërkesa për marrjen e provave kërkohet nga një anëtar i komisionit dhe ajo pranohet automatikisht.