E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesat e minatorëve, Sindikatat: Qeveria po i neglizhon

Tiranë, 15 janar
NOA - Minatorët i janë rikthyer sërish kërkesave ekonomike të parealizuara, të
cilat edhe për këtë vit të ri do të jenë qëllimi i protestave të tyre.

Kryetari i
sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë
dritë jeshile nga ana e qeverisë.

E vetmja gjë
pozitive e 2009 ishte takimi që zhvilluam me ministrin e shtetit Genc Pollo i
cili na premtoi se do të negocionte për një takim mes përfaqësuesve të minatorëve
dhe kryeministrit. Por që nga ajo kohë ska asgjë të re për këtë çështje, tha
kreu i sindikatës së minatorëve.

Ai i ka bërë
thirrje dhe sindikatave të tjera siç janë metalurgët ti bashkohen protestave
pasi kërkesat e tyre janë të përbashkëta.

Ne ndajmë të njëjtin
shqetësim me shumë sindikata të punonjësve që punojnë në profesione të vështira
si ne psh, metalurgët, për moshën e pensionit e cila në kërkesat tona është 50
vjeç ndërsa qeveria ka vendosur që ajo të jetë 60 vjeç.

Ndaj ne i bëjmë
thirrje të gjithë sindikatave ti bashkohen protestave tona të cilat do të
nisin menjëherë pas normalizimit të situatës në veri të vendit, tha
Xibri. 

Këto deklarata
sindikata e minatorëve i bëri gjatë një ceremonie që u organizua në përkujtim të
grevës së parë në Valias në vitin 1990.

Grevë e cila shënoi
fillimin e revoltës kundër regjimit komunist të atëhershëm në Shqipëri.

b.m/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›