Rreziku nga epidemitë në Shkodër, komiteti diskuton masat

Tiranë, 15 janar
NOA - Rreziku i përhapjes së epidemive në zonat e përmbytura ka thirrur në një
mbledhje urgjente në Shkodër, komitetin ndërministror, i cili ka diskutuar për
masat post emergjente që duhet të merren.
Nga Tirana është
nisur të premten në mesditë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili së bashku me
ekipin e specialistëve të shëndetësisë të cilët kanë hartuar draftin e masave për
ndërhyrjen në zonat e përmbytura.
Ministri Vasili
tha se drafti i masave që do të merren për situatën shëndetësore në zonat e përmbytura
po diskutohet në komitet dhe me miratimin e tij do të nisë zbatimi në terren.
Pika kryesore në këtë draft është shëndeti publik dhe masat që do të marrë ky
dikaster si dhe aktorë të tjerë për të shmangur sëmundjet.
Përmirësimi i
situatës së përmbytjeve në zonën e NënShkodrës nxjerr një tjetër problem që ka
dalë ka të bëjë me rrezikun e përhapjes së epidemive për shkak të kafshëve të
ngordhura dhe daljes në sipërfaqe të ujërave të zeza dhe përzierjes në shumë
raste me ujërat e bardha.
Ndërkohë burime
zyrtare nga ministria e Brendshme thonë se çdo ditë specialistët e shëndetit
publik të qytetit të Shkodrës monitorojnë situatën epidemiologjike, klorinimin
e ujit të pijshëm dhe dezinfektimin e gropave septike të cilat u bllokuan gjatë
përmbytjeve duke nxjerrë në sipërfaqe ujërat e zeza.
b.m/NOA