“Kërkesat e punonjësve të hekurudhave, të ligjshme”

27/04/2005 Drejtori i hekurudhës së Fierit, Dino Seitaj, mbështet grevën e përgjithshme
FIER - Të gjithë punonjësit e stacionit hekurudhor rajonal të Fierit, ashtu si gjithë punonjësit e hekurudhës shqiptare do të hidhen në grevë të përgjithshme pa afat, deri në plotësimin e kërkesave të tyre ekonomike. Lajmi bëhet i ditur nga vetë punonjësit e stacionit hekurudhor, të cilët kanë mbështetur këshillin e sindikalistëve të hekurudhës shqiptare. Është lënë afat data 5 maj drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave dhe qeverisë shqiptare për plotësimin e pikave të peticionit të punonjësve të këtij shërbimi dhe pas kësaj date 2500 punonjësit e hekurudhës shqiptare, së bashku me 300 punonjësit e stacionit hekurudhor të Fierit do të hidhen në grevë pa afat.
Drejtori i drejtorisë rajonale të hekurudhës në Fier, Dino Seitaj, ka pohuar në një intervistë në gazetën “Metropol”, se ai është dakord me kërkesat ekonomike të punonjësve të hekurudhës.
Jeni njohur me kërkesat e punonjësve të stacionit hekurudhor dhe grevën pa afat që ata paralajmërojnë?
Në fakt, punonjësit e hekurudhës së Fierit janë mbështetës, pasi inisiativa ka dalë nga kryesia e sindikalistëve të të gjithë hekurudhës, ku ka marrë pjesë edhe sindikalisti i stacionit hekurudhor të Fierit, Pali Çuko. Sindikata e përgjithshme
duhet të më kishte sjellë peticion mua dhe drejtorët e të gjithë stacioneve hekurudhore për t’u njohur me to, gjë që ende nuk e kanë bërë. Unë jam njohur në mënyrë jo zyrtare me kërkesat e tyre.
A jeni dakord me këto kërkesa?
Po, jam shumë dakord me kërkesat e tyre ekonomike dhe për përmirësimin e kushteve të punës. Të mendosh që me një rrogë 100 mijë deri në 150 mijë lekë (të vjetra) në muaj, mund të mbash veten dhe familjen, është qesharake. Në këto kushte, me çmimet aktuale që përballemi ne është e pamundur të jetosh. Unë i mbështes ata.
Sa është numri i punonjësve të këtij stacioni hekurudhor?
Janë 300 punëtorë, që përfshijnë linjën nga Dushku i Lushnjës e deri në Vlorë. Këtu përfshihen të dy sektorët, ai i mirëmbajtjes dhe ai i qarkullimit, ku numrin më të madh të punonjësve e zënë ata të qarkullimit.
Sa trena venë e vijnë në ditë?
Ne kemi 4 trena vajtje-ardhje të linjës Durrës-Vlorë, pasi me prishjen e Urës së Limuthit, treni nuk shkon në Tiranë.
Sa vagona kanë trenat?
Kanë 3-4 vagona. Numri i përgjithshëm i pasagjerëve në ditë, mesatarisht është 150 në të 4 trenat.
A i mbuloni të ardhurat tuaja si stacion hekurudhor?
Ne plotësojmë me shërbimin hekurudhor, vetëm 40 për qind të shërbimeve. Transporti hekurudhor nuk është më i preferueshëm dhe ka rënë në maksimum numri i udhëtarëve.
Kryesindikalisti, Pali Çuko
“Rrogat tona janë qesharake”
Sipas kryesindikalistit të stacionit hekurudhor të Fierit, Pali Çuko, në kërkesat e tyre nga Drejtorisë së Përgjithsme të Hekurudhave dhe ndaj qeverisë shqiptare bëhet fjalë vetëm për kërkesa ekonomike, si rritje page deri në masën 50 për qind për punonjësit e këtij shërbimi, përmirësimin e kushteve të punës, rikonstruksion dhe përmirësim teknik të pajisjeve, linjës hekurudhore etj.
”Është qesharake rroga e një punonjësi të vjetër në këtë stacion hekurudhor, megjithëse e kemi filluar punën qysh fëmijë, pohon Çuko. Konkretisht paga ime, si punonjës me përvojë pune 32-vjeçare është 135 mijë lekë (të vjetra), ndërsa ajo e pastrueses është 100 mijë lekë (të vjetra). Vetë paga e drejtorit nuk është as 250 mijë lekë (të vjetra)”.
2.500 punonjës hekurudhash
do të hidhen në grevë
300 punonjës
hekurudha e Fierit
50 për qind
kërkesa për rritje page
150 udhëtarë
lëvizin mesatarisht
4 trena
linja Durrës-Vlorë
10.000-15.000 lekë
niveli pagave në hekurudhë
25.000 lekë
paga e drejtorit