Vrasësit e Sades: Qëlluam nga frika, nuk ishim të droguar

27/04/2005 I bashkëpandehuri Arlind Hyseni gjykohet në mungesë, është në kërkim
TIRANË – Fillon në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë shqyrtimi gjyqësor kundër të pandehurve Arlind Hyseni dhe Florin Muça, akuzuar se në 12 korrik 2004 vranë 24-vjeçarin Genci Sade dhe plagosën pridërit e tij. Ndërsa hetimet u kryen nga Krimet e Rënda, gjykimi i kësaj çështje do të bëhet nga Shkalla e Parë për shkak të kalimit të kompetencave. Akuzohen për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me pasojë vdekjen dhe armëmbajtje pa leje. Gjykimi do të drejtohet nga gjyqtari Kreshnik Omari. Dje ishte seanca e parë gjyqësore. Ndërkohë në bankën e të akuzuarve ishte ulur vetëm i pandehuri Florin Muça. Bashkëpunëtori i tij Arlind Hyseni është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa Muça mbrohet nga avokati Ferdinand Doja, Hyseni ka pajisur me prokurë të posaçme avokatin Gëzim Allaraj. Ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor, të pandehurit e përfaqësuar nga avokatët, kërkuan gjykim të shkurtuar. Kërkesa e tyre u mor parasysh nga Gjykata e Shkallës së Parë, që pasqyroi në procesverbal edhe pretendimin e akuzës.
Deklarimi
"Unë e vrava Gencin dhe plagosa dy prindërit e tij. Isha së bashku me shokun tim Arlind Hyseni. Megjithëse mora pjesë në vrasje, planin e organizoi Arlindi. Ideja për t’u futur dhe marrë paratë e familjes Sade, ishte e tija. Unë nuk e dija ku ishin paratë, edhe pse i kisha komshinj. Madje, as shoku im nuk e dinte. Ne u futëm për të kontrolluar. Nuk isha i droguar, ashtu si ka deklaruar mamaja ime. Unë kisha pirë pak atë natë, por drogën nuk e kam provuar asnjëherë. Jam shumë i penduar për krimin që kam bërë". Më pas tregon se ka patur në dorë automatikun. Ndërsa shoku i tij ka patur një pistoletë. Atij nuk i kujtohet mirë se kush ka qëlluar mbi 24-vjeçarin Sade. Thotë para gjykatës se është konfuz për këtë moment. Megjithatë është i bindur se vrasjen e kanë bërë, pasi djali i familjes Sade dhe prindërit e tij kishin tentuar t'i merrnin armën. "Ata na u hodhën për të marrë armët. Ne menduam se do të na zbulonin dhe vrisnin më pas. Kështu reaguam. Në moment nuk menduam se i vramë, por për plagosjen ishim të bindur". Kështu ka pohuar 20-vjeçari Florin Muça. "Pas vrasjes, ne u larguam në drejtime të kundërta. Unë u largova për në Elbasan. Mendova se duke ikur për tek njerëzit e mi, do të largoja dyshimin".
Ngjarja e 12 korrikut 2004
Më 12 korrik 2004, rreth orës 02.00 pas mesnate, dy të pandehurit Arlind Hyseni dhe Florin Muça kapërcejnë kangjellat e shtëpisë ku banonte viktima Genci Sade, në rrugën që njihet me emrin "Frigoriferi". Ishin komshinj dhe njiheshin prej vitesh. Muça dhe Hyseni, kur bënë planin për të hyrë në shtëpinë e viktimës menduan të armatoseshin. Kështu, Muça mbante në dorë një pistoletë dhe Hyseni një automatik. Sipas akuzës, të pandehurit e dinin që djali i familjes Sade merrej me shitjen e celularëve dhe kishte lekë në shtëpi. Kështu, ata pa e ditur vendin se ku ndodheshin paratë, të maskuar futen në banesë. Kishin menduar të kontrollonin me imtësi të gjitha dhomat. Por, fatkeqësisht u diktuan nga familjarët. Nga përleshja midis hajdutëve dhe njerëzve të familjes, mbeti i vrarë djali 24 vjeç, Genci Sade dhe u plagosën prindërit e tij. Gjatë fazës së pyetjeve, i pandehuri ka shpjeguar me detaje ngjarjen. Madje është ndier i penduar. Muça ka treguar se rrezikoi e u fut në familjen Sade, pasi me paratë që do të grabiste mund të nxirrte vëllain nga burgu. Gjithashtu i pandehuri që ndodhet në gjendje arresti është shprehur se planin për t’u futur e ka bërë bashkëpunëtori i tij dhe se në atë moment ka qenë pak i pirë. Ka përjashtuar mundësinë e të qenit i droguar.
Provat e Prokurorisë në dosje
Gjurmët e gishtave të gjetura në vendin e ngjarjes e kanë identifikuar plotësisht autorin e vrasjes. Sipas prokurorit, në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e gishtave të dy të pandehurve. Por më të theksuara gjurmët kanë qenë ato që i përkasin Florin Muçës. Ndërsa vetë i pandehuri pretendon se nuk mban mend në ka qëlluar i pari mbi Gencin, prokurori është i bindur se gjurmët e bëjnë atë autorin kryesor. Një tjetër provë, e cila mbahet në Prokurori, është edhe arma me të cilën autori ka kryer krimin.