E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesat e sindikatave, Xibri: Pas 15 janarit protesta masive

TIRANË- Sindikatat kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave të cilat do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare. Pjesë e tyre është shfuqizimi i rritjes së cmimit të energjisë, deri në eliminimin e humbjeve, ligji për pensionin e 13-të, shfuqizimi i rritjes në bllok të moshës së pensionit dhe përshkallëzimi i tij sipas profesioneve, miratimi brenda muajve të ardhsh të kërkesave të minatorëve, etj. Në raste mos plotësimi të kërkesave të tyre, sindikatat paralajmërojnë fillimin e protestave masive.“Ne sot diskutuam mbi gjendjen ekonomiko-sociale në vend dhe dolëm me një konkluzion të përbashkët, që qëndrimi ynë i përbashkët do të mbështetet me protesta. Këto kërkesa do ti paraqiten qeverisë që nesër”, u shpreh Kreu i sindikatave Fiqiri Xibri.Sindikatat kërkojnë nga qeveria edhe përmirësimin e kodit të punës, si dhe krijimin e gjykatave të punës, të cilat do të funksionojnë së bashku me gjykatat administrative.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›