Kërkesat, vetëm gjatë shtatorit, 47 padi për ulje dënimi në Gjykatë
Laureta Rryçi
Vetëm gjatë muajit shtator në Gjykatën e Tiranës janë depozituar 47 kërkesa nga të dënuarit për të përfituar ulje dënimi. Për 90 ditë burg më pak ata jo vetëm duhet të ndjekin një procedurë që zgjat zakonisht më shumë se dy muaj në gjykatë, por duhet të plotësojnë edhe një sërë kriteresh. Gazeta “Albania” ka mundur t’i sigurojë emrat e të dënuarve që kanë depozituar një kërkesë të tillë dhe po i boton ato në numrin e sotëm. Mes tyre nuk mungojnë emra të njohur për opinionin publik, si dy personazhet e dosjes “Kokaina”, apo e dënuara Aishe Pojani, që u dënua për ekzekutimin e bashkëshortit. Paditë tashmë i kanë kaluar procedurat e para duke kaluar në short elektronik për të përcaktuar gjyqtarin që do t’i gjykojë. Burime pranë Gjykatës së Faktit të Tiranës shpjeguan se për të tilla kërkesa merren parasysh një sërë kriteresh.
Kërkesat
Ulja e dënimit është një e drejtë që ushtrohet shpesh nga të burgosurit duke përfituar në të shumtën e rasteve një ulje dënimi prej tre muajsh. Por ka dhe nga ato kërkesa që pranohen pjesërisht duke marrë një ulje dënimi me më pak ditë. Mes emrave nuk mungojnë edhe të burgosur që janë jo pak të njohur për opinionin publik për shkak të krimeve që kanë kryer. Po kështu, pjesë e listës janë dhe shtetas të huaj, por që janë dënuar nga gjykatat shqiptare. Nga emrat e mëposhtëm vetëm për pak kërkesa gjykata ka mundur të shprehet. Në këto vendime, ka përgjigje negative dhe pozitive.
Ligji
Për të përfituar ulje dënimi një rol të rëndësishëm luan dhe vepra penale për të cilën ata janë dënuar si dhe dokumenti i lëshuar nga kreu i burgut në të cilin flitet për të dënuarin. Po kështu, kushtet e vështira ekonomike, gjendja e vështirë shëndetësore apo probleme të tjera familjare, nëse ekzistojnë, do ta ndihmonin të burgosurin që të përfitonte 90 ditë burg falje. Sipas procedurave, në momentin që depozitohet një kërkesë fillimisht kalon në short për të përcaktuar gjyqtarin që do ta gjykojë. Më pas përcaktohet dita e zhvillimit të procesit dhe në pak seanca fillimisht dëgjohet i dënuari se përse kërkon ulje dënimi. Në fund, juristi i burgut, që flet për dosjen e këtij të dënuari. Gjyqtari i çështjes, pasi ka dëgjuar të dyja palët, vendos në fund nëse do ta pranojë kërkesën apo jo. Sipas ligjit në fjalë, i burgosuri ka të drejtë ta ushtrojë vetëm një herë në vit këtë të drejtë.
Boc
Rregullat që duhen plotësuar nga të dënuarit
Të dënuarit që zbatojnë rregullat dhe kanë një pjesëmarrje shembullore në veprimtaritë trajtuese, duke dhënë prova për riintegrim në shoqëri, mund të përfitojnë një ose disa ulje, deri 90 ditë në çdo vit të vuajtjes së dënimit. Në burgjet e sigurisë së lartë ulja e dënimit bëhet deri 45 ditë në vit. Për dhënien e këtij shpërblimi të veçantë vlerësohet qëndrimi i të dënuarit nga ulja e mëparshme ose gjatë 12 muajve të fundit. Ulja e dënimit bëhet me vendim të gjykatës mbi kërkesën e të dënuarit, të prokurorit ose të drejtorit të institucionit.
Të dënuarit që kanë bërë kërkesë për - Ulje dënimi
Sandrino Nika - Ulje dënimi
Armand Jaupi - Ulje dënimi
Kreshnik Luka - Ulje dënimi
Fatbardh Kapllani
Shkëlzen Jovani - Ulje dënimi
Joel Ziu - Ulje dënimi
Hajredin Turtulli - Ulje dënimi Rrëzuar
Lek Çuni - Ulje dënimi Pushuar
Kladijan Krasniqi - Ulje dënimi
Fatmir Malko - Ulje dënimi
Shukri Damzi - Ulje dënimi Pranuar
Aleksandër Zejtinidhis - Ulje dënimi
Roland Fejzullari - Ulje dënimi
Amando Pango - Ulje dënimi Pranuar
Xhevahir Hyka - Ulje dënimi
Petrit Kuqe - Ulje dënimi Pushuar
Arben Bërballa - Ulje dënimi
Skënder Fana - Ulje dënimi
Merita Bregu (Lame) - Ulje dënimi
Alfred Nanaj - Ulje dënimi
Enver Pllumbi - Ulje dënimi
Altin Sulemani - Ulje dënimi
Ibrahim Xhameta - Ulje dënimi
Fiqiri Hajdari - Ulje dënimi
Edmond Balla - Ulje dënimi
Altin Tufa - Ulje dënimi
Virson Rushiti - Ulje dënimi
Krisid Cfarku - Ulje dënimi
Ermal Dedja - Ulje dënimi
Dilaver Qordja
Floresha Bani - Ulje dënimi
Dylbere Teluli - Ulje dënimi
Halil Mehmeti - Ulje dënimi
Erjon Biraci - Ulje dënimi
Sokol Kocerri - Ulje dënimi
Vezire Sina - Ulje dënimi
Edvin Balliu - Ulje dënimi
Sel (Selam) Muci - Ulje dënimi
Ermal Sala - Ulje dënimi
Saimir Bana - Ulje dënimi
Dorian Leci - Ulje dënimi
Alfred Ndërshenaj - Ulje dënimi
Altin Sulejmanasi - Ulje dënimi
Ervin Osmani - Ulje dënimi
Irena Ziri - Ulje dënimi
Aishe Pojani - Ulje dënimi
Rolanda Abazi - Ulje dënimi
13 Tetor 2009