Mihal Delijorgji heq dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar
I vetmi që e shfrytëzon këtë mundësi është ish-zëvendësshefi i Shtabit, Agim Lala
Laureta Rryçi
Mihal Delijorgji heq dorë nga kërkesa për gjykim të shkurtuar. Të paktën kështu u la të nënkuptohej dje në sallën e gjyqit, teksa trupi gjykues tentonte të vazhdonte procesin gjyqësor. Ndryshe nga ç’kishte paralajmëruar një seancë më parë, avokati Maksim Haxhia nuk bëri asnjë kërkesë në emër të klientit të tij. Ndërkohë që i vetmi që shfrytëzoi këtë mundësi ishte avokati i ish-zëvendësshefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Agim Lala. Në seancën e radhës për tragjedinë e Gërdecit, pavarësish disa kërkesave të avokatëve, sërish procesi nuk vijoi më tej për shkak të mungesës së avokatit Hysni Beti. Ky i fundit mbron në këtë proces të drejtat e të pandehurit Shkëlzen Madani. Ndërkohë, në sallën e gjyqit, nga të arrestuarit u paraqit vetëm njëri prej tyre, Sokol Gjeçi. Pavarësish se u zëvendësua me një avokat kryesish, sërish procesi nuk vijoi për shkak se u kërkua njohja me aktet.
Pendimi
Të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit kanë ndryshuar qëndrim nga një seancë më parë. Fillimisht ata iu drejtuan trupit gjykues që t’u jepte kohë për të shqyrtuar mundësitë ligjore që kishin, në mënyrë që klientët e tyre të kërkonin gjykim të shkurtuar. Ndërsa seancën e djeshme asnjëri prej tyre nuk e ka bërë një kërkesë të tillë, përveç avokatit Artan Kodheli, që mbron interesat e Agim Lalës.
Ish-zëvendësshefi i Shtabit të FA, Agim Lala, një ndër 28 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, kërkoi dje, nëpërmjet avokatit të tij, gjykim të shkurtuar. Lala në këtë mënyrë nuk pranon akuza, por ka vendosur të pranojë aktet e Prokurorisë në gjendje siç janë përgatitur për gjykim. Sipas këtyre akteve, gjatë shpërthimit të 15 marsit 2008 gjetën vdekjen 26 veta dhe u plagosën 300 të tjerë. Deri tani i pandehuri Agim Lala është i pari nga 28 të pandehurit që paraqet kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, të cilët seancën e kaluar kishin kërkuar kohë për të shqyrtuar këtë kërkesë, deklaruan dje nëpërmjet avokatëve se nuk e pranonin. Ish-administratori i “Albademil”-it dhe Minxolli kërkojnë pavlefshmëri të disa akteve që ndodhen në dosjen e Prokurorisë.
Ish-gjenerali Agim Lala përfshihet në grupin e ushtarakëve që gjykohen në gjendje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Do të jetë trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado që do të vendosë më pas nëse do të pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo.
Procesi
Të pranishëm në sallë, si gjithmonë, ishin familjarët e viktimave të tragjedisë. Javën e kaluar këta persona dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzim penal ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Ata kërkojnë rihapjen e çështjes ndaj Fatmir Mediut. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore “MEICO”, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji, ish-drejtori Teknik i fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli dhe ish-punonjësi i MEICO-s, Sokol Gjeci, janë në gjendje arresti. Ndërsa të pandehurit që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.
Ushtarakët dhe akuzat e ngritura ndaj tyre
Luan Hoxha, i akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre” nga kuadri komandues, parashikuar si krim nga Neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak
Shkëlzen Madani, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit, për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak kuadërkomandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të K. P. Ushtarake dhe Neni 25 i K. Penal, veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 186/2,3 të K. Penal
Dashnor Çaushi, i akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre” nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të K.P.Ushtarake dhe Neni 25 i K. Penal
Armand Tartari, i akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 70/2 e 2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Agim Lala, i akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre” nga kuadri komandues, parashikuar si krim nga Neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak
Hilmi Laçaj, i akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre” nga kuadri komandues, parashikuar nga nenet 70/2 të K.P.Ushtarake dhe Neni 25 i K. Penal
Ndue Marku, akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal
Shpëtim Spahiu, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 70/2 i K.P.Ushtarake dhe 25 të K. Penal
Zija Baja, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, nga kuadri komandues, parashikuar nga Neni 70/2 i K.P.Ushtarak
Agim Babameto, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Rezart Tërshana, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Besnik Dauti, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Fatbardh Kuçi, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Gëzim Oshafi, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Jorgo Mino, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Denis Hajdari, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Fari Toska akuzuar, për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Zenun Fero, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 i Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Hysni Çoçka, akuzuar për veprën penale ushtarake “shpërdorim detyre”, kryer nga kuadri komandues, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe 25 i Kodit Penal
Adriatik Mema, akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K. Penal
Lavdi Shatro, akuzuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Neni 186, paragrafi i dytë dhe i tretë, i Kodit Penal
Fiqiret Mato, akuzuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Neni 186, paragrafi i dytë dhe i tretë i Kodit
13 Tetor 2009