E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skocezët i kap paniku, nga vapa

 

Mbërrijnë në Vlorë dhe e vetmja gjë që i acaron është vapa. Ekipi skocez i Modhëruellit është përfshirë menjëherë nën efektet e temperaturave të larta që karakterizojnë qytetin bregdetar në këtë periudhë. Nuk është pak të thuash që ata i ka kapur paniku, pasi gjithçka e lidhin me ndeshjen dhe sa të aftë do të jenë për t’u ambientuar me këto kushte. Në lidhje me këtë, ka folur për gazetën britanike, “The Herald”, trajneri i Modhëruellit, Xhim Ganion. Ky i fundit ka pohuar shqetësimin e tij në lidhje me kohën mjaft të nxehtë që ka gjetur në Shqipëri në prag të ndeshjes ndaj Flamurtarit. “Tani, sfida jonë nuk është vetëm me kundërshtarin, por edhe me temperaturat e larta,”- thekson kreu i pankinës së Modhëruellit. – Këtu është shumë nxehtë dhe kjo besoj se do të jetë një faktor. Dehidratimi do të bëhet një çështje për ne. Gjithsesi, kemi strategji të ndryshme për ta kaluar edhe këtë shqetësim para ndeshjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›