Kërkohej për drogë, pranga një 51-vjeçari
Kapet i kërkuari nga policia për prodhim dhe shitje narkotikësh. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, shërbimet e policisë së sektorit operacional dhe kërkimit në Policinë e Qarkut Durrës bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim, Fatos Llaftiu, 51 vjeç nga Shijaku. Llaftiu është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 7 vjet heqje lirie për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve më datën 9 nëntor të këtij viti. Dhjetë ditë më pas, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan e ka shpallur në kërkim për të ekzekutuar vendimin e gjyqësorit të shkallës së dytë. Kapja e 51-vjeçarit është bërë në shtëpinë e të kërkuarit, në lagjen "Kodra" të qytetit të Shijakut.
Va.Qy.
Va.Qy.