PDSH dërgon në Kushtetuese vendimin për arsimin
Partia Demokratike Shqiptare dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të qeverisë BDI-VMRO, me të cilin nxënësit shqiptarë detyrohen që të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë.
"PDSH-ja vlerëson se me këtë vendim nxënësit shqiptarë vendosen në pozitë diskriminuese në raport me moshatarët e tyre maqedonas, pasi që gjatë ndjekjes së procesit edukativo-arsimor ata detyrohen të mësojnë dy gjuhë joamtare (gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze) nga mosha 6-vjeçare, kurse e njëjta nuk vlen për nxënësit maqedonas, pasi ata duhet të mësojnë vetëm një gjuhë joamtare (gjuhën angleze). Me imponimin e obligimit për mësim të gjuhës maqedonase nga klasa e parë, BDI dhe VMRO proklamojnë ekskluzivitet të vetëm njërës nga dy gjuhët zyrtare që, sipas nenit 7 të Kushtetutës janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë", ka theksuar zëdhënësja e kësaj partie, Rudina Shaqiri. Sipas saj, ky vendim është në kundërshtim edhe me dispozitat e ligjit për arsimin fillor, neni 2, ku thuhet se ndalohet çfarëdo lloj diskriminimi në baza nacionale dhe racore. "Gjithashtu vlerësojmë se ky vendim është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare si: Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Europiane për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Dhe përfundimisht vendimi për mësim të gjuhës maqedonase nga klasa e parë nuk përkon as me parimet bazë arsimore dhe pedagogjike.