E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për plagosje, kapet 41-vjeçari

Pranga të kërkuarit. Një person i shpallur në kërkim prej disa ditësh është arrestuar nga blutë e Komisariatit të Policisë së Durrësit. Pas krimit të kryer, Bashkim Dauti, 41 vjeç, nga lagjja 8 e Durrësit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima e agresionit të tij kishte përfunduar në spital. Ngjarja kriminale ndodhi më 26 janar të këtij viti, kur ky shtetas pas një grindjeje me Fatjon Nasufin, 23 vjeç nga Durrësi, e ka goditur me thikë në bark duke e plagosur rëndë. Burimet policore bënë të ditur se 41-vjeçari akuzohet për plagosje të rëndë, ndërkohë që i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›