E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen furgonët, tre të plagosur

Përplasja e dy furgonëve ka shkaktuar tre të plagosur në Durrës. Aksidenti rrugor ndodhi në afërsi të vendit të quajtur Mulliri i Bullgarit në Rrashbull të Durrësit, pasditen e djeshme. Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi kur një furgon me pasagjerë u përplas me një furgon mallrash, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve të përfshira në të dhe një pasagjeri. Burime nga spitali rajonal i Durrësit bëjnë të ditur se të tre të plagosurit kanë marrë plagë të rënda, po në rrezik për jetën është drejtuesi i furgonit të pasagjerëve me targa DR 6687 C. Atij i dihet vetëm emri, Avni dhe është nga Shijaku. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, 63-vjeçari Avdyl Vranazaj. Plagë të rënda ka marrë gjatë përplasjes edhe Qani Lila, 53-vjeçari që drejtonte furgonin e mallrave me targa DR 0839 D. Pas ngjarjes, të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›