E Diel, 1 Nëntor 2026

Knaus: Europa mund ti ofrojë Ballkanit më shumë se perspektivë

Analistja e Iniciativës Europiane për Stabilitet, Verena Knaus, ka vlerësuar për Radion “Europa e Lirë” se shpenzimi i shumë energjive në bërjen bashkë të Serbisë dhe Kosovës në një tryezë, huqi mundësitë reale që paraqiste konferenca e Sarajevës për të gjitha vendet e rajonit. 
Knaus fajësoi Bashkimin Europian për mungesë të një agjende të qartë karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo premtimin e dhënë për perspektivën europiane e quan jo të denjë.
“Për mua është një turp, sepse Europa ka më shumë çka të ofrojë. Europa ka mundësi që t’i shtyjë vendet përpara drejt reformave të vështira. Këtë gjë e pamë me liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo.
“Kur sqaroni se cilat janë kriteret, vendet si Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi e Serbia, edhe mund t’i zbatojnë këto reforma të vështira. Mendoj se tani është koha që Europa të ofrojë diçka të ngjashme. Si dhe më e rëndësishmja, t’ia japë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizim vizash. Ky do të ishte mesazhi që u duhet dhënë vendeve të Ballkanit”, u shpreh Knaus.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›