E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për vrasje, prangoset për drogë Martin Begaj

Policia italiane ka prangosur Martin Begaj, i njohur si një nga armiqtë e Lulëzim Cakës. I riu beratas ka rënë në prangat e policisë italiane, duke shpërndarë lëndë narkotike. Begaj qëndronte në Itali me emrin e rremë "Manol" deri në vitin 2004. Shumë shpejt ai tërheq vëmendjen e agjentëve të policisë italiane, të cilët zbuluan se pas pseudonimit të rremë fshihej personi i kërkuar nga Shqipëria për një tentativë vrasjeje të ndodhur në vitin 1999 në Berat ndaj vëllait të Lulëzim Cakës. Ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor 1999 kur Martin Begaj qëlloi me armë zjarri Bardhyl Cakën, duke plagosur edhe një kushëri të "tmerrit" të Beratit. Ngjarja mendohet se ka qenë për hakmarrje, pasi vëllai i Lul Cakës, Julian Caka, vrau në bilardon e Samaticës, një kushëri të Begajt, shtetasin Gentian Begajn, në atë kohë vetëm 22 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›