Vjedh karburant, prangoset një 16-vjeçar
Tenton të vjedhë karburant, prangoset në flagrancë një 16-vjeçar. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë të ditur se rreth orës 02.30 të së hënës është prangosur një 16-vjeçar me inicialet O.M., i cili ka tentuar të vjedhë një sasi të konsiderueshme karburanti në një banesë private. Të njëjtat burime saktësojnë se adoleshenti ka qenë duke vjedhur rreth 100 litra karburant benzinë të vendosur në tri thasë në shishe 1.5 litërshe në oborrin e një shtëpie në lagjen "Partizani" të qytetit të Shkodrës, ku edhe është prangosur nga policia. Kapja e personit në fjalë është bërë pas një informacioni në rrugë operative nga patrulla e policisë, e cila pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur të kapë në kushtet e flagrancës 16-vjeçarin duke kryer vjedhjen.
Ar.Ho.
Ar.Ho.