Ndihmonin klandestinët, tre në pranga
Kalimi i paligjshëm i kufirit drejt Greqisë ka vënë sërish në pranga organizatorë të këtij trafiku, të cilët kundrejt shumave të konsiderueshme kalonin në mënyrë ilegale drejt vendit fqinj banorë të zonave të Beratit, Kuçovës dhe Elbasanit. Drejtoria e Policisë e Qarkut Berat ka përfunduar me sukses aksionin e koduar “Butrinti”, aks i cili është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e tre personave. Burime të organit blu thanë për gazetën se Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një hetimi njëmujor ka mundësuar arrestimin e Eduart Liakajt, 40 vjeç nga Berati, Ilir Metës 34 vjeç nga fshati Vrinë i Sarandës dhe Sebastian Kasemin, 32 vjeç, nga fshati Rushbull i Durrësit. Të tre këta persona u arrestuan rreth orës 03:30 të mëngjesit të djeshëm në Sarandë, ndërsa kishin organizuar kalimin e paligjshëm të kufirit të disa personave nga Berati, Kuçova e Elbasani.
#