E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Stuko, në gjykatë katër të akuzuarit

Dosja

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për katër të pandehurit që akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave. Personat e akuzuar, sipas akuzës, kanë falsifikuar materiale ndërtimi, duke i tregtuar me logo të falsifikuara firmash që operojnë në Tiranë. Dëmi i konsiderueshëm në mijëra euro që u është shkaktuar subjekteve tregtare, por edhe shtetit, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Operacioni i koduar “Stuko” ka arrestuar tregtarët: Avni Bajraktari 45 vjeç, Arjan Kona 38 vjeç, Agron Ramlli 46 vjeç dhe Aurel çezma 34 vjeç. Baza ku prodhoheshin materialet e ndërtimit, si kollë dhe fino, ishin disa magazina të vjetra të ish-uzinës “Dinamo”. Në vendin e prodhimit të materialeve të ndërtimit, policia sekuestroi 5000 thasë me produkte kollë dhe fino, me emërtime tregtare të disa firmave të ndryshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›