Kërkohen në Janinë, 295 milionët e “Gjallicës”
Shteti shqiptar kërkon kthimin e borxhit financiar që një kompani greke, me seli në Janinë i ka marrë ish-shoqërisë piramidale “Gjallica” në vitin 1996.
TRAZHGIM SOKOLAJ
Një ish-diplomat i lartë në Janinë të Greqisë, dyshohet se është personazhi i kësaj transferte pasi subjekti debitor mban pikërisht mbiemrin e tij. Diplomati i ka marrë paratë 12 vite më parë nga “Gjallica”, me pretekstin për të bërë disa ndërtime në Vlorë, por destinacioni i vërtetë i shumave financiare dyshohet se ka qenë përtej kufirit. Gjykata e Tiranës ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit për shpalljen debitore ndaj ish-shoqërisë piramidale “Gjallica” të kompanisë greke “Siontis”, e cila ndodhet me seli në Janinë të Greqisë. Kjo kompani dyshohet të jetë në pronësi të ish-konsullit të Nderit të Italisë në Janinë, Christos Siontis, personazh i lakuar disa herë për implikim në transferimin e parave të fajdeve shqiptare në Greqi. Urdhri i firmosur nga gjyqtarët shqiptarë bën fjalë për ekzekutimin e vendimit të administratorëve të “Gjallicës”, të cilët në vitin 1999 kanë shpallur kompaninë “Siontis” debitore në vlerën e 295 milionë lekëve të reja. Vendimi i Gjykatës së Tiranës është përcjellë përmes Përmbarimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas pritet të dërgohet në Greqi. Qëllimi i kësaj procedure është sekuestrimi i llogarive bankare të kompanisë greke “Siontis”, ose bllokimi i pasurive të saj në vlerën e borxhit që ajo ka ndaj ish-shoqërisë piramidale shqiptare, “Gjallica”.
Kërkesa në Greqi
Në këtë mënyrë, autoritetet shqiptare pretendojnë të arkëtojnë 295 milionë lekë të reja borxh që kompania greke i detyrohet “Gjallicës”, me qëllim kompensimin e këtyre të fundit për paratë që kanë humbur në fajde. Gazeta “Panorama” ka mundur të sigurojë vendimin e Gjykatës së Tiranës të datës 18 prill 2008, i cili konfirmon faktin se togat e zeza, kanë urdhëruar ekzekutimin e urdhrit për shpalljen e kompanisë greke “Siontis” si subjekt debitor ndaj ish-shoqërisë “Gjallica”. Urdhri i gjykatës së kryeqytetit shqiptar është bërë pas një kërkese të depozituar pranë togave të zeza nga Grupi Mbikëqyrës i fajdeve. Këta të fundit, më datë 11 gusht 1999 me vendim nr. 15 kanë shpallur debitor të “Gjallicës” subjektin “Siontis”, me seli në Janinë të Greqisë. Autoritetet shqiptare kanë pretenduar se kompania “Siontis” është në grupin e atyre firmave greke, të cilat dyshohet se janë përdorur për të transferuar jashtë Shqipërisë mbi 30 milionë dollarë të firmave piramidale. Sipas një raporti të Komisionit Parlamentar, “rreth 30 milionë dollarë të kreditorëve të shoqërisë “Gjallica”, janë të shpërndara në vendet fqinje. Firmat “Sordi”, “Sorgema” e “Siontis”, janë të gjitha debitore të mëdha të shoqërisë “Gjallica”. Një raport i autoriteteve greke thekson se, Christos Siontis, që dyshohet të jetë pronar i firmës “Siontis” debitore ndaj “Gjallicës” ka tërhequr me mandatpagesa 2 milionë USD. Kjo shumë është dhënë për ndërtimin e qendrës së biznesit në Vlorë, objekt në pronësi të kompanisë “Gjallica”. Sipas dokumenteve, kontrata për punimet është nënshkruar më 4 prill 1996, ndërsa paratë janë tërhequr nga Christos Siontis më 18 qershor 1996. I njëjti person ka tërhequr nga “Gjallica” edhe 1,3 milionë dollarë me pretekstin për ndërtimin e Fabrikës së Tullave në Vlorë.