Vidhet pas festës arka e kishës së Ksamilit
SARANDE – Pa kaluar 24 orë nga momenti kur besimtarë ortodoksë ishin larguar nga kisha e Ksamilit, ku kremtuan rilindjen e Krishtit, të tjerë “vizitorë” janë futur aty, por këtë radhë për të vjedhur arkën e saj.
Burime nga Komisariati i Policisë në Sarandë bëjnë të ditur se, mesnatën e së dielës është vjedhur arka e kishës së Ksamilit. Pas hetimeve paraprake ka rezultuar se, grabitësit janë futur në ambientet e brendshme të kishës, duke thyer një xham në pjesën e mbrapme të saj. Sipas burimeve policore mësohet se, është vjedhur gjithë shuma e mbledhur në arkë për 3 vjet dhe që shkon në 50 mijë lekë. Nga ana e policisë po punohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të vjedhjes. sh.d