Operohet nga bajamet,vdes 17 vjeçarja
Një operacion për heqjen e bajameve i shkakton vdekjen 17- vjeçares, Matilda Petriti.
zirina llambro
Adoleshentja nga fshati Libonik i kishte kryer rreth një muaj më parë ndërhyrjen kirurgjikale në një klinikë private në Pogradec. Për më shumë se 15 vjet në mjekësinë shqiptare nuk ka pasur asnjë rast të këtij lloji. Këtë e pohojnë vetë bluzat e bardha që kanë vite që punojnë në ORL. Mjeku që e operoi punon që prej një viti e gjysmë si specialist në shërbimin e ORL-së në spitalin “Nënë Tereza”. Xhevahir Hoxhallari, aktualisht 40 vjeç ushtron profesionin e prej dhjetë vitesh dhe në qytetin e Pogradecit gëzonte emër të mirë. Kjo ka qenë arsyeja pse prindërit e vajzës janë drejtuar tek ai. Duke parë që adoleshentja kishte probleme të vazhdueshme me bajamet dhe nuk gëzonte shëndet të mirë, më 7 prill ata caktuan datën për ndërhyrjen kirurgjikale. Kundrejt një pagese prej 11 mijë lekësh Matilda Petriti kreu operacionin dhe pas disa orësh qëndrimi në klinikë, mjeku rekomandoi kthimin në shtëpi. Sipas tij, gjithçka kishte shkuar brenda normalitetit. Por në fakt nuk ndodhi kështu. Tre më pas asaj i shpërtheu hemorragjia. Të shqetësuar prindërit e çuan sërish në klinikën private dhe brenda 21 ditëve që pasuan adoleshentja u operua edhe 3 herë të tjera. Ndërhyrja e fundit u krye 4 ditë më parë në QSU, po nga mjeku Xhevahir Hoxhallari. Një ekip prej 5 mjekësh otorinolaringologë i bëri gjithashtu vajzës një konsultë, nga e cila rezultoi se ajo nuk kishte probleme të rëndësishme. Por as fjala e specialistëve nuk ndryshoi asgjë. Hemorragjia rinisi sërish mëngjesin e të dielës për t’i këputur fatalisht në mes jetën 17-vjeçares. Mes lotësh, familjarët e morën nga morgu të veshur si nuse, për ta përcjellë në banesën e fundit.
Mjekësia Ligjore
Ishin bluzat e bardha që lajmëruan policinë pas situatës së rëndë që u krijua nga familjarët 17-vjeçares, që humbi jetën. Trupi u dërgua menjëherë për kryerjen e ekspertizës në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Autopsia u bë brenda natës nga ku u përcaktuan shkaqet paraprake të vdekjes. Sipas specialistëve të këtij instituti, vajza ka humbur jetën nga hemorragjia e madhe dhe temperatura e lartë. Por rezultatet e plota do të dalin vetëm pas dy ditësh. Sakaq Prokuroria ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Pjesë e tij nuk është vetëm mjeku Xhevahir Hoxhallari, që ka kryer operacionin, por i gjithë ekipi i bluzave të bardha që ka bërë konsultën. Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj nuk përjashton gabimin e mjekut gjatë ndërhyrjes, edhe pse në kartelë hemorragjia e adoleshentes është përshkruar si komplikacion. “Me urdhër të ministrit është ngritur një grup pune që do të ndihmojë në hetimet e nisura nga Prokuroria, nesër do të keni një raport të hollësishëm nga specialistët, që po mbledhin të gjithë informacionet e nevojshme”, tha dje për gazetën Edmond Stojku, drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai bëri me dije se pas kësaj ngjarjeje të gjitha klinikat private do t`i nënshtrohen kontrolleve të rrepta, jo vetëm për dokumentacionin, por edhe për profesionalizmin e mjekëve që shërbejnë aty.
Policia merr në pyetje mjekun
TIRANE – Hetuesit e çështjes që ka të bëjë me vdekjen e 17-vjeçares korçare Matilda Petriti, pritet të bllokojnë të gjithë praktikën mjekësore të saj në klinikën private në qytetin Pogradecit, analizimi i së cilës pritet të sqarojë pozicionin e mjekut Xhevair Hoxhallari, i cili kreu operacionin e saj dy javë me parë. Burime nga hetimi pohojnë se, pasditen e djeshme është marrë në pyetje një mjek kryeqytetas, punonjës i QSUT-së, i cili e kuroi vajzën, pasi ajo u transportua me urgjencë nga Pogradeci në momentet e fundit të jetës. Paraprakisht ekspertiza ka nxjerrë se, vajza e ka humbur jetën si pasojë e hemorragjisë së vazhdueshme, që i ka ardhur nga prerja e njërës prej venave kryesore të furnizimit të kokës me gjak, gjatë operacionit për heqjen e bajameve. Bllokimi i praktikës mjekësore të adoleshentes në kryeqytet ka nxjerrë të domosdoshme bllokimin edhe të praktikës në klinikën në Pogradec, pas të cilës pritet të sqarohet pozicioni i mjekut që ka kryer operacionin, pasi ndaj tij janë drejtuar akuzat e familjarëve të vajzës. f.m.
Lotët në Morg
Lot, britma e dhimbje. Këtë lexoje dje në fytyrat e familjarëve, të cilët prisnin që trupi i Matilda Petritit të dilte nga morgu. E veshur me fustan të bardhë, ajo u përcoll për në banesën e fundit. Kështu do ta kujtojnë të afërmit. Ata ende nuk e besojnë atë që ka ndodhur. U duket krejtësisht absurde që një ndërhyrje aq elementare rezultoi fatale për jetën e adoleshentes. Kuja ka vazhduar gjithë ditën edhe në fshatin Libonik ku ajo jetonte.
Kolegët e mjekut
Sipas kolegëve të mjekut, përjashtohet mundësia e një gabimi mjekësor. Ata pohojnë se, Xhevahir Hoxhallari ka kryer me dhjetëra ndërhyrje të kësaj natyre dhe nuk kishte arsye pse të gabonte. Mjekët e ORL nënvizojnë se, raste të tilla njihen dhe kanë ndodhur edhe në botë. Por të afërmit e 17-vjeçares akuzojnë ashpër e kërkojnë drejtësi. Sipas babait të saj, Besim Petriti mjeku nuk i ka dhënë ndihmën e duhur dhe katër ditët e fundit në QSU ka shkuar vetëm një herë për ta parë të bijën.
Ministria: Sot raporti i plotë
Veç grupeve të hetimit nga policia dhe prokuroria, specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë grumbulluar të gjitha të dhënat për vdekjen e adoleshentes. Sot pritet që ky dikaster bëjë me dije, raportin e plotë nga ana mjekësore për vdekjen e 17 vjeçares nga Korça. Gjithashtu sipas ministrit Ndoka, do të nisin kontrolle të rrepta për të gjitha klinikat private. Mbetet për t’u parë çdo të ndodhë në realitet.
operacioni, Kur ka komplikacione
Dy janë rastet, kur një pacient që bën operacion bajamet, mund të ketë komplikacione me hemorragji dhe temperaturë të lartë. Këtë sqarojnë mjekët otorinolaringologë. “Komplikacione pacienti ka ose në rastin kur bëhet një gabim mjekësor, pra ndërhyrja nuk realizohet siç duhet, ose kur arteriet e mëdha në këtë pjesë të organizmit i ka të ndërtuara në mënyrë anatomike të ndryshme nga personat e tjerë, çka përbën problem për shpërthimin e hemorragjisë”, pohojnë mjekët specialistë. Sipas tyre, deri në 26 ditë pas ndërhyrjes në bajame shfaqja e hemorragjisë njihet si komplikacion. Por nga ana tjetër ata nënvizojnë se, zakonisht gabimet e mjekëve japin pasojat menjëherë pas ndërhyrjes.
Rasti i ngjashëm në Itali
Një rast i ngjashëm me pasoja fatale ka ndodhur një vit më parë në Itali. Një paciente humbi jetën, pasi kishte kryer operacionin për heqjen e bajameve. Por, ndryshe nga rasti i 17-vjeçares nga Korça, hemorragjia e pacientes italiane nisi fill pas ndërhyrjes. Kjo, pasi gjatë saj i ishte prekur një prej arterieve të mëdha. Ngjarja e rëndë u publikua nga mediat italiane. Familjarët hodhën akuza për mjekun që kishte kryer ndërhyrjen. Por pas ekspertizës rezultoi se ndërtimi anatomik i arterieve ishte i tillë, që nuk e kishte përballuar operacionin e për rrjedhojë kishte shpërthyer hemorragjia. Sipas mediave italiane, një në 16 mijë raste mund të ketë komplikacione të tilla fatale
Orët e fundit, asnjë mjek mbi kokë
Në grahmat e fundit të jetës 17-vjeçarja nga Korça nuk ka pasur askënd mbi kokë. As ndihmën e mje-këve dhe as familjarët e saj.
Jorgjeta Gjançi & Zirina Llambro
Lajmin e hidhur ata e kanë mësuar nga infermieret që hynin e dilnin nga dhoma e pavijonit, ku adoleshentja ishte shtruar prej 4 ditësh. Ajo çuditërisht ndodhej shumë larg reanimacionit, ku trajtohen rastet me rrezik për jetën. Sipas familjarëve, mëngjesin e së dielës Matildës i kishte rinisur hemorragjia. Pas operacionit të parë për heqjen e bajameve në klinikën private të mjekut, Xhevahir Hoxhallari në Pogradec, ky komplikacion përsëritej që prej 21 ditësh. Në këtë hark kohor, nga po i njëjti mjek vajzës iu bënë edhe tre ndërhyrje të tjera në fyt për të pushuar rrjedhjen e gjakut. Dy prej tyre, në sallën kirurgjikale të ORL-së në spitalin “Nënë Tereza”. Sipas familjarëve, ditën e diel, për herë të fundit ajo është vizituar nga mjeku Hoxhallari rreth orës 17:30. Ata pohojnë se, ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë prindërit nga dhoma duke i siguruar se vajza ishte shumë mirë. Matilda ka mbetur vetëm e pas dy orësh, është shuar përgjithmonë. Asnjë prej të afërmve nuk e kishte menduar se një operacion për heqjen e bajameve mund t’i merrte jetën gjimnazistes që ëndërronte të bëhej mësuese. Për ta është ende e pabesueshme. Akuzat e para u bënë nga babai, i cili fajësoi publikisht mjekun Xhevahir Hoxhallari për vdekjen e të bijës. Në të njëjtin mendim me të janë edhe të afërmit. Sipas tyre, zanafilla që i shkaktoi vdekjen vajzës është ndërhyrja kirurgjikale dhe kushtet aspak të mira në klinikën private të mjekut Hoxhallari. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, xhaxhai i 17-vjeçares Fatos Petriti, rrëfen kalvarin e dhimbshëm të saj nga operacioni në klinikën e Pogradecit deri në orët e fundit në dhomën e pavijonit të QSU.
Zoti Petriti, ju keni humbur mbesën tuaj për shkak të një operacioni për heqjen e bajameve, mund të na tregoni si ndodhi?
Nuk e mendoja kurrë se vajza do të na vdiste nga një operacion i thjeshtë i bajameve. Gjithçka për mendimin tonë ndodhi nga pakujdesia e doktorit. Ai gjatë operacionit i ka prerë ndonjë venë gjaku, e cila i shkaktonte vazhdimisht hemorragji të papritur derisa e çoi në vdekje.
Sa kohë kishte vajza që ishte operuar?
Plot 21 ditë më parë. Mbesa ishte shëndetpakët dhe fajin për këtë ia vinim majisjes së shpeshtë të bajameve. Na thanë që në Pogradec është një mjek i mirë ORL, që kryen edhe operacione në klinikën private të tij dhe ne shkuam e çuam Matildën aty. Doktori pas vizitës tha se, bajamet e saj kishin krijuar vatra qelbi. Ky infeksion gjatë dimrit herë pas here acarohej duke i majisur e duke i krijuar shqetësime të vazhdueshme shëndetësore. Doktori na sugjeroi se mjeti i vetëm për të shpëtuar nga ky infeksion ishte operimi i bajameve. Ne pritëm sa erdhi prilli dhe e çuam tek ai për ta operuar.
Si doli operacioni?
Fill pas operacionit ne e morëm vajzën në shtëpi. Dy ditët e para ishte mirë, ditën e tretë i shpërtheu hemorragjia nga goja. E çuam tek doktori urgjent. E vizitoi dhe na tha se, duhej ta shihte një herë në sallën e tij të operacionit. Sipas rrëfimit të vajzës, ai kishte ndërhyrë sërish në grykën e saj. Hemorragjia i pushoi, por vetëm për disa ditë. Ajo iu përsërit dhe ne e çuam te doktori që e kishte operuar.
Keni dijeni sesa pagoi familja për operimin e vajzës?
Vëllai më tha se, për operacionin kishte paguar 110 mijë lekë të vjetra, pastaj i kishte dhënë edhe para të tjera më pas. Herën e fundit që tentoi t’i jepte duke iu lutur që ta shpëtonte vajzën ai nuk ia kishte marrë lekët. Kjo gjë ne nuk na pëlqeu, zemra na ndolli keq, doktori diçka kishte bërë dhe dyshonte se ajo nuk do t’i shpëtonte vdekjes.
Sa herë e futi vajzën në sallën e operacionit doktor Hoxhallari?
Dy herë në Pogradec dhe dy herë të tjera në sallën e operacioneve në QSU në Tiranë.
Pse nuk e çuat te mjeku otorinolog në Korçë?
E çuam por ai vetëm sa e vizitoi dhe i dha mjekime. E mbajtën në reanimacion e kur vajza pësoi për herë të tretë hemorragji, e nisën me ambulancë urgjent në QSUT. Atje përsëri e mori për ta kuruar doktor Xhevahiri, i cili e operoi për herë të katërt. Pas këtij operacioni duke na siguruar se vajza ishte shumë mirë dhe se nuk do të kishte më hemorragji, e shtroi në një dhomë shumë larg reanimacionit të spitalit. Dy orë para se vajza të vdiste largoi të atin dhe të ëmën nga dhoma, duke i siguruar se vajza ishte shumë mirë.
Sipas jush, doktor Xhevahiri i kreu gjithë shërbimin e mundshëm vajzës?
Ne si familje jemi të pakënaqur prej shërbimit të tij. Gjatë katër ditëve që e shtroi në spital në Tiranë, vetëm një herë e vizitoi dhe e çoi në një dhomë shumë larg reanimacionit, në katin e katërt. Kur asaj i plasi hemorragjia për herë të fundit nuk u arrit t’i jepej asnjë lloj ndihme se ishte shumë larg. Hemorragjitë e herëpashershme e kishin dobësuar shumë. Vdiq brenda pesë minutave.
Si e mësuat vdekjen e saj?
Nga infermieret që hynin e dilnin te dera e spitalit. Xhevahirin e lajmëruan që Matilda vdiq dhe erdhi pas një ore. Më pas na u fsheh, nuk dimë se nga doli, se nga dera nuk doli. Të paktën t’i jepte dorën vëllait dhe t’i thoshte se u përpoq por nuk e shpëtoi dot, por si burracak u arratis nga spitali. Në vend të ngushëllimit, drejtuesit e spitalit na dërguan policinë sikur të ishim banditë.
Babai i Matildës është shprehur se, do ta padisë doktorin që e operoi vajzën katër herë nga bajamet dhe nuk e shpëtoi, dini gjë?
Ne do të ndjekim rrugën ligjore, do ta hedhim në gjyq për pakujdesi. Dyshojmë se vajzës i ka prerë gjatë operacionit ndonjë venë, e cila megjithë operimet e mëvonshme nuk iu qep dhe i jepte herë pas here hemorragji.
Po mjeku eksperto-ligjor në Tiranë si jua ka dhënë akt-ekspertizën?
Ai nuk na e dha fare, vetëm na tha se, ka vdekur nga hemorragjia. Zyrtarisht këtë përgjigje na tha se do të na e japë akt-ekspertizën e autopsisë dhe të analizave që do të bëjnë pas dyzet ditësh. Nuk kisha dëgjuar që të vonohej kaq shumë kjo përgjigje. Po siç duket do ta mbrojnë doktorin, do t’ia mbulojnë gabimin që ka bërë gjatë operacionit.
Si funksionon klinika private e Hoxhallarit
Klinika e mjekut Hoxhallari funksion prej 5 vitesh në Pogradec, ku kryhen vizita dhe ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale, për bajame, të mishit të huaj në hundë, ndërhyrje në vesh, etj. Godina, e përshtatur si klinikë në katin e parë të vilës së doktorit otorino-laringolog ka një sipërfaqe të vogël dhe për pozicionin ku është shtëpia nuk mund të thuhet se ka kushte të përshtatshme. Kjo për faktin se, përballë dritares ku kryhen operacionet çdo minutë kalojnë mjete të ndryshme automobilistike gjë që bën që pluhuri të jetë i pranishëm çdo çast dhe që vështirëson ose e bën të pamundur mbajtjen e higjienës së një dhome operacioni. Klinika ka katër mjedise (dhoma të vogla): një shërben për pritjen e klientëve, një për vizitat e mjekut, një sallë e operacioneve dhe tjetra për shtrimin e ndonjë të operuari që duhet të kalojë natën nën kujdesin e doktorit. Shumica e të operuarve pas operacionit ose pas qëndrimit 2–3 orë aty, largohen në shtëpitë e tyre. Aparaturat e ekzaminimit dhe mjetet e operacionit mësohet se, doktor Hoxhallari i ka sjellë nga jashtë shtetit dhe janë të fjalës së fundit të teknologjisë mjekësore. Mjediset e klinikës komunikojnë me njëri-tjetrin duke kaluar nga njëra dhomë te tjetra. Në klinikë kryhen kundrejt një pagese prej 500 lekësh dhjetëra vizita otorinologe në ditë. Kur kishte operacione, doktori niste punën që në mëngjes, ndërsa në dhomën ngjitur, që e ndante vetëm një derë duralumini, prisnin për të kryer vizita mjekësore shumë pacientë që bartnin viroza nga më të ndryshmet. Gjatë shërbimit, doktori ka pranë një infermiere, e cila kryen të gjitha detyrat deri edhe atë të asistentes gjatë operacioneve, dhe me kohë të pjesshme edhe një pastruese. j.gj