Vetëvritet me pistoletë 18-vjeçarja
TEPELENE/POGRADEC - Dy vajza të reja, banore të fshatrave të Pogradecit e Tepelenës i dhanë fund jetës në rrethana misterioze për të afërmit e tyre.
Pasditen e djeshme, një 18-vjeçare nga fshati Mamaj i Tepelenës u gjet e vdekur, pasi kishte qëlluar veten me pistoletë. Ejona Ziaj humbi jetën nga një plumb pistolete i qëlluar pranë zemrës. Vdekja e 18-vjeçares është konstatuar nga i ati i saj Muharremi i cili e ka gjetur të bijën të mbytur me gjak në një prej dhomave të banesës. Viktima e kishte drejtuar tytën e pistoletës drejt pjesës së sipërme të trupit, në anën e majtë të kraharorit dhe aty plumbi ka mbërthyer organet jetësore duke i dhënë fund jetës. Prindërit e vajzës me ta parë në këtë gjendje, e kanë përcjellë me urgjencë drejt spitalit civil të Tepelenës me shpresën e shpëtimit të jetës, por gjatë rrugës ajo ka dhënë shpirt. Ndërsa pasditen e së dielës, 20-vjeçarja Rubie Çelo, banore e fshatit Buzaisht të Pogradecit ndërroi jetë pak orë pasi kishte konsumuar helm fosfor-organik që përdoret për luftimin e insekteve. Në të dy rastet motivet që i shtynë vajzat nuk janë mësuar, duke bërë që policitë e rretheve përkatëse të nisin hetimet intensive. p.n/j.gj