USAID, tre vjet asistencë për gjykatën
"T‘u kthejmë qytetarëve besimin te drejtësia dhe dyert e saj të jenë të hapura për mediat". Kjo ka qenë porosia e përfaqësuesve të USAID-it, në takimin e mesditës së djeshme në Gjykatën e Rrethit të Elbasanit. Takimi është bërë në kuadër të një marrëveshjeje trevjeçare me Gjykatën e Elbasanit, që konsiston e shtata në sistemin e drejtësisë shqiptare për asistencë teknike dhe trajnuese të gjyqtarëve dhe stafeve të tyre. Sipas shefit të zyrës së USAID-it, Bruce Kay, Memorandumi i Mirëkuptimit firmoset për të përmirësuar punën, transparencën dhe përgjegjshmërinë në këtë gjykatë, ku në dy vitet e ardhshme do të asistojë në futjen e sistemeve të kompjuterizuara, hartimin dhe zbatimin e një strategjie për përfshirjen e publikut, vendosjen e standardeve dhe strukturave për t‘iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të publikut dhe mediave për informacion.