E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemajli, zyrtarisht në Napoli

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 12:05

Parma dhe Napoli kanë arritur marrëveshje edhe zyrtarisht, të premten, për transferimin e Blerim Xhemajlit në San Paolo.

Sipas të përditshmes sportive italiane, Corriere dello sport, për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar, Napoli i ka dhënë Parmës, 9 milionë euro plus gjysmën e kartonit të Santacroces e Blasit.

Ish-mesfushori i Torinos ka mbetur që t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me klubin napolitan. Sipas medieve italiane, marrëveshja ishte afër dështimit për shkak të disa çështjeve të lidhura me sponsorin e futbollistit tetovar. Xhemajli nga sezoni i ri, do të ketë rastin që me Napolin të luajë në Ligën e Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›