E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohet kthimi i gjyqtarëve serbë në veri

MITROVICE-Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të kërkojë “figura të pastra” gjyqtarësh serbë për t’i kthyer në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. E përditshmja “Koha Ditore” bën të ditur sot se së bashku me serbët po kërkohet kthimi dhe i dy gjyqtarëve shqiptarë, por nuk do të lejojë që të kthehen Tomislav Petrovic e Jelena Krivokapic, të propozuar nga EULEX-i, të cilët “kanë dezertuar” nga sistemi juridik i Kosovës dhe i janë bashkuar atij të Serbisë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ka thënë të hënën se institucioni që ai drejton do t’i ftojë gjyqtarët serbë që ende punojnë në gjykatat e Kosovës për të shkuar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Këtë vendim KGJK-ja ia ka bërë të qartë edhe EULEX-it në takimin e së mërkurës, kur misioni evropian për sundimin e ligjit kishte propozuar kthimin e Tomislav Petroviqit dhe Jelena Krivokapiqit, propozim të cilin anëtarët e KGJK-së e kanë hedhur poshtë.
Sic bën të ditur “KOha Ditore”, Këshilltari i kryeministrit të Kosovës,Tomë Gashi, thotë se asnjë gjyqtar nuk mund të emërohet në sistemin gjyqësor të Kosovës i cili është në të njëjtën kohë i emëruar nga sistemi gjyqësor i Serbisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›