E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga, rikthehen sonte sfidat në Champions

TIRANë- Sonte në mbrëmje do të luhen dy ndeshjet e para të kthimit të çerefinaleve për Ligën e Kampioneve.

CSKA e Moskës do të provojë të përmbysë rezultatin 1-0 në San Siro, kur të përballet sonte me Interin në stadiumin “Luzhniki”. Ekipi moskovit do të jetë pa dy mesfushorët Jevgeni Aldonin dhe Milos Krasiç në këtë ndeshje, megjithatë tekniku Leonid Slutski u shpreh se skuadra e tij ka ende shanse. “është e qartë se mungesa e 2 lojtarëve titullarë krijon gjithnjë vështirësi për çdo skuadër, por ne kemi më shumë se 11 lojtarë. Shpresoj të mos humbasim cilësi”, deklaroi tekniku rus.

Ndërkohë që për Interin në dyshim në këtë takim do të jetë organizatori ëesley Shnajder. Ndërsa rikthehen Lusio e Tiago Mota që ishin të pezulluar, ndërsa në skuadër është përfshirë edhe Mario Baloteli.

Një akuzë e ardhur nga tekniku portugez i Interit, Hoze Murinjo, ishte fakti se CSKA-ja nuk luajti të shtunën kundër Zenitit. “Ata bënë si Milani në Itali, ndryshuan kalendarët, por mund të kishin thënë të vërtetën dhe jo të gjenin një justifikim kaq të trishtueshëm”, tha trajneri i Interit.

Skuadra që do të kualifikohet nga ky çift do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesen e çiftit Barcelona-Arsenal.

Në “Camp Nou” Barcelona vjen me avantazhin që i jep barazimi 2-2 në ndeshjen e parë në Londër. Për spanjollët do të mungojë kapiteni Charles Pyol, pas kartonit të kuq të marrë në takimin e parë dhe sulmuesi suedez Zllatan Ibrahimoviç, pas një dëmtimi të pësuar në fundjavë.

Për Arsenalin në këtë takim nuk do të jetë mesfushori Cesc Fabregas si pasojë i një pezullimi dhe mbrojtësi Uilliam Gallas. Të dy trajnerët kanë deklaruar se kualifikimi është ende i hapur dhe se të dyja skuadrat do të mendojnë më tepër për sulmin sesa për mbrojtjen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›