E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi:Multivitaminat mund te rrisin rrezikun e kancerit

TIRANE- Gratë të cilat marrin cdo ditë pilula multivitaminë për të shmangur sëmundjen aktualisht mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Sipas një studimi të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se gratë në moshën e menopauzës dhe gratë e moshuara të cilat rregullisht marrin multivitamina, kanë 20 % më shumë gjasa që t’u zhvillohet një tumor.

Ato theksojnë se nuk kanë provuar se vitaminat janë fajtore për rritjen e rasteve të kancerit, pasi gratë mund ti marrin ato si kompensim për një jetë të pashëndetshme, por që i vendos ato në një rrezik në rritje.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se rezultatet ishin shqetësuese dhe bëjnë thirrje për një studim më të thellë nëse multivitaminat janë të shëndetshme apo jo.

Ata besojnë se këto multivitamina mund të shkaktojnë rritjen e tumorit duke rritur densitetin indit të gjirit, një faktor i njohur rreziku për kancerin.
Studimet sugjerojnë se marrja e këtyre suplementeve, që përmbajnë vitamina dhe minerale mund të rrisin indet e gjirit më shumë se 5 % .

është e mundur që acidi folik i cili gjendet në multivitamina mund të jetë një faktor, pasi studiuesit thonë se dozat e larta të tij mund të nxisin rritjen e tumorit.

Ekspertë nga Institutio Karolinska në Stokholm të Suedisë, morën në studim më shumë se 35 mijë femra të moshës 49- 83 vjec për një periudhë 10 vjecare.

Ata kanë zbuluar se gratë të cilat merrnin rregullisht multivitamina, kanë 19 % më shumë mundësi tu zhvillohet kanceri i gjirit.

Edhe kur studiuesit morën parasysh- faktorë të tjerë mjaft të rrezikshëm për kancerin e gjirit- si pirja e duhanit, ushtrimet, apo një histori familjare të sëmundjes, ata zbuluan se multivitaminat luajnë një rol të rëndësishëm.

Studiuesit thonë se nëse përdorimi i multivitaminave është i lidhur me një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit, kjo është shqetësuese dhe meriton thellim të studimeve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›