Gjermani, vret gruan e djalin, Policia: Ishte ne depresion
FRANKFURT- Policia gjermane ka zbardhur motivin e tragjedisë së rëndë që ndodhi në një familje shqiptare nga Kosova në Frankfurt të Gjermanisë. Të dielën e 4 prillit 40 vjecari Ajet. K qëlloi për vdekje bashkëshorten, djalin e tij 5 vjecar dhe më pas vrau veten.
Policia thotë se 40 vjecari kishte më se një vit e gjysëm që jetonte i ndarë dhe shkaku ishin bërë grindjet dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme me bashkëshorten.
Me sa duket një situatë e tillë e kishte cuar në depresion 40 vjecarin dhe ky mund të ketë qenë shkak i krimit të rëndë, sipas policise gjermane. Vrasja e trefishte tronditi te dielen qytetin e Freisingut, land i Bavarisë së Gjermanisë.
Mbremjen e se dieles Ajeti u drejtua ne apartamentin ku jetonte ish gruaja e tij Dinora K. Sipas policisë, mes çiftit ka nisur një debat i ashpër dhe më pas janë dëgjuar të shtëna arme. Fillimisht 40-vjeçari, ka qëlluar me pistoletë mbi djalin e tij 5-vjeçar Aulonin, më pas mbi gruan Dinoren dhe në fund edhe veten. Mediat gjermane, që përcollën lajmin e rëndë, shkruajnë se ka qenë gruaja, në gjendje të plagosur, ajo që ka mundur të lajmërojë policinë, por ka qenë tepër vonë. Por nga kjo tragjedi e rëndë, ka shpëtuar për mrekulli djali i dytë i çiftit, Ronarti 2 vjeç, i cili edhe pse ishte brenda në shtëpi, nuk dihet sesi ka arritur të mbijetojë.
(s.g/BalkanWeb)