Nxjerrja e rezultatit, 5 “gardistë” për ruajtjen e votës
08/06/2009 KQZ do të miratojë manualin për veprimet e anëtarëve të KZAZ-ve
Marrja në dorëzim e materialeve zgjedhore dhe përgjegjësit e procesit
Katër komisionarë dhe një polic do të jenë mbrojtësit e votës së qytetarëve gjatë transportimit të kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore nga qendra e votimit drejt vendit të numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve për Kuvendin të datës 28 qershor 2009, do të diskutojë dhe miratojë gjatë mbledhjes së sotme projektin “Për miratimin manualit të komisionit të zonës së administrimit zgjedhor”, manuali i cili do t’u vijë në ndihmë anëtarëve të KZAZ-ve, do të përcaktojë në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do të ndiqen nga ata si dhe afatet që do të vendosen nga KQZ-ja lidhur me marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore nga KQZ-ja, dorëzimi i tyre te komisionet e qendrave të votimit dhe anasjellas. KZAZ-ja, sipas Kodit Zgjedhor, jo më vonë se tri ditë para datës së zgjedhjeve merr në dorëzim nga KQZ-ja materialet zgjedhore, të ndara në kuti të veçanta për çdo qendër votimi. Këto materiale KZAZ-ja ua shpërndan KQV-ve jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit. Menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, por jo më vonë se 3 orë më pas, KZAZ-ja merr në dorëzim kutitë e votimit dhe kutitë me materialet zgjedhore. Për to KZAZ-ja cakton një ose më shumë grupe të marrjes në dorëzim. Grupet e marrjes në dorëzim përbëhen nga 2 anëtarë të KZAZ-së me përkatësi të ndryshme politike, të propozuar përkatësisht nga kryetari dhe zv/kryetari i KZAZ-së. Nëse gjykohet e nevojshme, KZAZ-ja mund të caktojë 2 persona për çdo grup në ndihmë të grupit për marrjen në dorëzim të kutive, të cilët merren kryesisht me sistemimin e kutive nën drejtimin e KZAZ-së. Personeli ndihmës zgjidhet nga lista e anëtarëve të grupeve të numërimit të votave, duke garantuar në çdo rast baraspeshën politike shumicë–opozitë. Pasi merren në dorëzim materialet, KZAZ-ja bën verifikimet dhe në procesverbalin përkatës shënon mospërputhjet e konstatuara. Origjinali i procesverbalit të marrjes në dorëzim administrohet nga KZAZ-ja, e cila u jep nga një kopje përkatësisht kryetarit, zëvendëskryetarit të KQV-së dhe punonjësit të policisë të caktuar për shoqërimin. KZAZ-ja vendos për fillimin e numërimit të votave vetëm pasi ka marrë në dorëzim të gjitha qendrat e votimit nën juridiksionin e saj. Ajo merr masa dhe është përgjegjëse për moslejimin e personave të paautorizuar në vendin e numërimit të votave. Tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ-ja jo më vonë se ora 17:00 e ditës së nesërme të votimit. KZAZ-ja plotëson tabelën përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve për zonën që administron sipas origjinaleve të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi të plotësuar nga grupet e numërimit dhe në fund e miraton atë.
Pjesa e parë
Manuali që pritet të miratohet sot sqaron pjesën e dytë të procesit, pasi KQZ-ja me vendim numër 29, të miratuar në muajin mars, miratoi pjesën e parë të manualit. Kryesisht në këtë manual janë trajtuar në mënyrë të kuptueshme, hap pas hapi, me bazë ligjore të përcaktuar për çdo procedurë, të gjitha veprimet që ndjek KZAZ-ja deri në procesin e përcaktimit të vendndodhjes dhe përgatitjes së vendit të numërimit të votave.
Ndryshim vendimi
Pritet që gjatë mbledhjes së sotme KQZ-ja të miratojë edhe disa ndryshime në vendimin “Për caktimin e partive politike që u lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave”. Kjo pas rrëzimit nga Kolegji Zgjedhor të vendimit të KQZ-së, sipas të cilit Partia Demokristiane klasifikohet si forcë e majtë politike, përkrah PSD-së, LSI-së, PDS-së dhe PBDNJ-së së Vangjel Dules.