Kërkon lirinë, u kap me drogë me makinë
TIRANE - I dënuari për trafik narkotikësh me automjetet të ambasadës greke në Tiranë kërkon liri me kusht. Kërkesa e Valter Janaqit, i dënuar me 9 vjet heqje lirie për "trafik narkotikësh", është regjistruar pak ditë më parë në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës. Burime zyrtare pranë kësaj gjykate bënë të ditur se shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtarin Gerdi Hoxha për shqyrtimin e kësaj kërkese. Vendimi i gjykatës për Janaqin është dhënë në korrik të vitit 2008, kur ai dhe 3 të bashkëpandehur të tij u dënuan me një total prej 37 vjetësh heqje lirie. Së bashku me të u dënuan edhe I. Elezi, K. Sako dhe I. Ajazi. Gjatë procesit, i cili ka zgjatur 64 seanca, Ajazi ka fituar statusin e "bashkëpunëtorit të drejtësisë". Sipas vendimit të gjykatës, Elezi në bashkëpunim me Janaqin dhe Ajazin kryenin trafik të lëndëve narkotike nga Shqipëria me destinacioni Greqinë. Gjatë gjykimit bashkëpunëtori i drejtësisë ka pohuar se në rastë të caktuara për kalimin e lëndës narkotike ishin përdorur automjete të selisë diplomatike greke në Tiranë. Kjo, duke shfrytëzuar faktin që ishte shofer i ambasadës. ar.ba