E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tibet,protesta,përkujtohet dështimi i rebelimit

Qindra tibetianë dhe mbështetës të tyre kanë marshuar në Tajvan, në përkujtim 50 vjetorit të dështimit të rebelimit të tibetianëve të udhëhequr nga Dalai Lama. Protestuesit që marshuan në qendër të Taipeit kishin vënë rripa të verdhë në kokë, falëvisnin flamuj tibetianë dhë bërtisnin "Tibet i lirë" dhe "Ne duam drejtësi". Ata i kanë bërë thirrje qeverisë kineze të ndalojë masakrat ndaj tibetianëve dhe persekutimin ndaj besimit të tyre fetar. Ata gjithashtu i kanë bërë apel Pekinit zyrtar që cështjen e Tibetit ta ketë në krye të axhendës. "Në vend të ekonomisë, cështja e Tibetit duhet të jetë e para që duhet zgjidhur. Kur qeveria kineze të zgjidhë cështjen e Tibetit, atëherë e ardhmja e Kinës do të jetë e shklëqyer", shprehet tibetiani Sonem, i cili jeton në Tajvan. "Ne po ngrejmë zërin për shqetësimin e popullit tibetian. Me mbështetjen që po japim, ne kërkojmë që liderët botërorë të dëgjojnë lutjet e Tibetit, që po vuan tmerrësisht", shtoi Cering Çodup, koordinatori i Rrjetit Ndërkombëtar për Mbështetjen e Tibetit. Në vitin 1959, autoritetet kineze shtypën një rebelim të drejtuar nga Dalai Lama, dhe detyruan vetë atë, si dhe shumë burra e gra budistë të ikin nga Tibeti. Provinca fqinje e Kinës, Tibeti është nën masa të rrepta sigurie pas protestave të dhunshme të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›