E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilla e Komisionit të Venecias për imunitetin



Komisioni i Venecias sugjeroi që kufizimi i imunitetit të deputetit të votohet me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, Neni 81, Pika 2. Ky komision, përmes një letre drejtuar autoriteteve shqiptare, mbështeti nismën për kufizimin e imunitetit të deputetëve në rast të gjykimit për korrupsion, por ky institucion bëri të ditur se për këtë nismë duhet konsensus në Parlament. Miratimi i tij, sipas Komisionit të Venecias, duhet të bëhet vetëm nëse do të realizohet konsensusi pozitë-opozitë në sallën e Kuvendit. Disa muaj më parë, qeveria e Tiranës iu drejtua këtij Komisioni për një çështje të tillë. Komisioni dha miratimin vetëm para pak kohësh.

29 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›