Këshilli Bashkiak: “ Ish-Blloku” siç ka qenë
• Rikthen autorizimet për të kaluar tek Ish-Blloku. Pas rehabilitimit dhe rikonstruksionit të disa rrugëve, zona e ish-"Bllokut", më e frekuentuara nga qytetarët e Tiranës, do të ketë trafik të kufizuar.
Dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u paraqit projektvendimi, por për çështje kohe ai u la për miratim mbledhjen e ardshme. Kështu te "Blloku" do të ndalohet transporti për automjete të paautorizuara dhe motomjete të paautorizuara. Gjithçka në funksion të mbështetjes së strategjisë për krijimin e zonave me prioritet lëvizjen këmbësore. Kufizimi i menjëhershëm i qarkullimit në zonë, sipas specialistëve të bashkisë, do të sillte ndryshimin e plotë të mënyrës së lëvizshmërisë të qytetarëve në raport me interesat e tyre. "Kategoritë që përfitojnë nga autorizimi do të jenë: Institucionet rezidente dhe rezidentët, policia, autoambulancat, zjarrfikësit, mjetet e shërbimit të mallrave (me orare të caktuara) dhe mjetet e shërbimit të invalidëve. Rreth zonës pritet të vendosen bllokuesit elektronikë, për të kontrolluar lëvizshmërisë në këtë zonë me trafik të kufizuar. Trajtimi i zonës do të bëhet në 3 segmente që kufizojnë këtë pjesë të kryeqytetit. Faza e parë do të përfshijë segmentin e rrugës "Ismail Qemali", që kryqëzohet nga lindja me rrugën "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe në perëndim me "Vaso Pasha". Dukë përfshirë rikonstruksionin e këtij segmenti, kjo fazë është drejt përfundimit. Edhe fazat e tjera përfshijnë segmente të caktuara në këtë zonë. Të gjitha këto zona do të pajisen me sinjalizimin e nevojshëm rrugor, duke vendosur bllokuesit e përshtatshëm që do të garantojnë kufizimet, devijimet dhe përjashtimet.