Ndotja, gjoba deri në 200 mijë lekë për ndërtuesit
• Për të shmangur ndotjen e tejskajshme në Tiranë, bashkia do të aplikojë gjoba të kripura për firmat e ndërtimit.
ZIRINA LLAMBRO
Këshilli Bashkiak ka kaluar dje vendimin që përcakton penalitetet për çdo shkelje. Në këtë mënyrë i jepet fund vakumit ligjor, i cili ka lënë hapësira për një punë pa përgjegjësi nga jo pak prej shoqërive ndërtimore. "Në shumë raste, në kantieret e ndërtimit mungon rrethimi provizor, pompa e ujit, tubat për zbritjen e mbeturinave të ndryshme, apo mbulesa e makinave të rënda", kanë evidentuar specialistët. Për të evituar pasojat e mëtejshme në mjedis, janë përcaktuar qartë detyrimet e firmave ndërtuese. Kështu për mospajisjen me pompa uji në dalje të kantierit, që shërbejnë për larjen e gomave të makinave dhe pajisjeve të jashtme të automjeteve, firma do të gjobitet me 100.000 lekë gjobë. Në rast se shkelja përsëritet, atëherë gjoba shkon në 200.000 lekë. Të njëjtën shumë do të paguajnë ndërtuesit edhe për ndotjen e mjedisit, për shkak të mos larjes së gomave të automjeteve që dalin nga kantieri, dhe nuk pastrojnë territorin pas përfundimit të hedhjes së betonit në objekt. Hedhja e mbetjeve inerte jashtë rrethimit të kantierit do të gjobitet me 50.000 lekë. Për rastet kur kamionët e tonazhit të rëndë transportojnë materiale ndërtimore pa shtresën përkatëse mbuluese, e për rrjedhojë ndotin hapësirat publike, inspektorët do të aplikojnë 100.000 lekë gjobë. Është parë si domosdoshmëri vendosja e rrjetave rreth objektit për të shmangur pluhurin në mjedis dhe për të respektuar sigurinë teknike. Në të kundërt penalitetet variojnë nga 100-200 mijë lekë. I njëjti sanksion vlen edhe për mosrespektimin e kushteve brenda kantierit të ndërtimit për zbritjen e mbeturinave dhe më pas hedhjen e tyre në kontejnerin e grumbullimit. Vjelja e gjobave do të bëhet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe tarifave vendore. Inspektorati bashkiak dhe ai sanitar shtetëror do të kontrollojnë zbatimin e këtyre rregullave. Kjo për të mundësuar plotësimin e kërkesave për krijimin, grumbullimin, përpunimin dhe asgjësimin e mbetjeve të ndërtimit. Sipas anëtarëve të Këshillit Bashkiak, këto masa do të ndryshojnë situatën.
Gjobat
Nga 100-200.000 lekë
Mospajisja me pompa uji në dalje të kantierit për larjen e gomave të makinave.
Moslarja e gomave të automjeteve që dalin nga kantieri dhe nuk pastrojnë territorin pas përfundimit të hedhjes së betonit në objekt.
Mosvendosja e rrjetave rreth objektit për të shmangur pluhurin në mjedis dhe për të respektuar sigurinë teknike
Mosrespektimi i kushteve brenda kantierit të ndërtimit për zbritjen e mbeturinave dhe më pas hedhjen e tyre në kontejnerin e grumbullimit.
Gjobë 50 mijë lekë
Hedhja e mbetjeve inerte jashtë rrethimit të kantierit
Gjobë 100.000 lekë
Kur kamionët e tonazhit të rëndë transportojnë materiale ndërtimore pa shtresën përkatëse mbuluese
Sheshi "Pavarësia e Kosovës"
Për të përjetësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, një ndër sheshet kryesore të Tiranës do të mbajë emrin "Pavarësia e Kosovës". Bëhet fjalë për sheshin që krijohet nga kryqëzimi i rrugës "Murat Toptani" me "George W.Bush". Ka qenë Bashkia e Tiranës që ka bërë propozimin përkatës, i cili është miratuar në unanimitet nga anëtarët e këshillit. Sheshi i propozuar është pjesë e mjedisit historik të Tiranës, pasi ndodhet pranë sheshit të pavarësisë së Tiranës, pranë godinës monumentale të parlamentit të parë, pranë rrugës që mban emrin e presidentit të Amerikës, që luajti rolin vendimtar për Kosovën e lirë. Veç kësaj sheshi ndodhet edhe pranë disa vlerave muzeale të kryeqytetit. "Qytetarët e Tiranës e përjetuan me gëzim momentin shumë të rëndësishëm të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Data 17 shkurt do të festohet dhe do të kujtohet çdo vit", thuhet në relacionin e bashkisë.
Bonusi i qirasë për 28 familje
Familjet në nevojë do ta përfitojnë bonusin e qirasë që u jepet nga bashkia në të gjithë muajt në vijim. Në pikën 2 të vendimit "Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane", i cili ndryshoi në fund të vitit që shkoi, u vendos që pas togfjalëshit përfitim bonusi për muajin dhjetor, të shtohet edhe togfjalëshi "e në vazhdim". Kjo, pasi bonusi i qirasë është një program social që do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Efektet financiare të trajtimit me këtë ndihmë ekonomike për 28 familjet që janë miratuar për trajtim, kapin vlerën e rreth 170 milionë lekëve çdo muaj. Kjo sasi parash do të përballohet nga fondi i miratuar në zërin "Transferta për buxhete familjare dhe individuale të paguara nga organet e pushtetit vendor". Është Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social, e cila paraqet për shqyrtim familje të reja që mund t'i bashkëngjiten listës, në mënyrë që Këshilli Bashkiak të vendosë për këtë çështje.