Pranga 50-vjeçarit me armë pa leje
• LEZHE - Operacioni "Pranvera" zbulon armë e municion në banesën e një 50-vjeçari në fshatin Mërçi të Lezhës.
Një kontroll fizik i ushtruar ndaj Gjergj Doçit, ndërsa udhëtonte në afërsi të Torovicës i zbuloi atij në trup një pistoletë TT. Menjëherë, policia e Lezhës ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ku u gjet një tjetër armë, automatik tip kallashnikov si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Sipas policisë, ndaj Doçit u vendos masa e arrestit në flagrancë, me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Ai është dërguar në komisariat për t'u marrë në pyetje mbi arsyet pse udhëtonte me armë me vete. Nga të dhënat e para nuk është mësuar ndonjë hasmëri e tij me persona të tjerë.