Këshilli Bashkiak ; Të mërkurën konstituohen këshilltarët e rinj
Dhjetë këshilltarët e rij pritet të konstituohen në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila do të mbahet ditën e mërkurë. Gjatë kësaj mbledhjeje, do të prezantohen emrat e këshilltarëve të rinj që do të zënë vendet e anëtarëve që tashmë kanë fituar postin e deputetit në Parlament. Kështu, Partia Socialiste ka propozuar 5 emra, ashtu si edhe Partia Demokratike. Ndër emrat e propozuar nga PD-ja janë Sokol Lekaj, Blegina Agolli, Besnik Aliaj, Sulejman Mema, Margarita Qirko. Ndërsa nga PS-ja janë Lili Nushi, Tatjana Selenica, Mimoza Hafizi, Irma Guga, Mehmet Hasanlami. Këta janë emrat e rinj që pritet të votohen si këshilltarët më të rinj të Këshillit Bashkiak. Ata do të zënë vendet e ish-këshilltarëve të PD-së: Flamur Noka, Gent Strazimiri, Adriana Gjonaj, Florion Mima, si dhe këshilltarëve të PS-së: Mimi Kodheli, Besnik Bare, Luiza Xhuvani, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj