E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Bashkiak miraton privatizimin e 24 banesave

Bashkia do të shqyrtojë rastet e tjera që janë paraqitur në komisione. Banesat janë ndërtime të para viteve ’90 dhe kanë ngelur të paregjistruara

Emanuela Sako

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi në mbledhjen e tij të radhës për privatizimin e banesave të qytetarëve që nuk kanë kryer regjistrimin e banesës së tyre pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Janë 24 familje që do të përfitojnë banesat e tyre në mënyrë ligjore, por pritet që të ketë edhe familje të tjera që do të diskutohen pas shqyrtimit të dokumentacionit në komisionet e posaçme në Bashkinë e Tiranës. Në këshill vendosi që të përfundohen procedurat e privatizimit të apartamenteve për lidhjen e kontratave të shitblerjes para noterit. Këto banesa kanë ngelur pa u regjistruar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe tashmë do të bëhet regjistrimi duke plotësuar dokumentacionin e plotë. Tashmë procedurat e privatizimit të banesave do të përfundohen nga Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit.
Banesat
Burime pranë këtij këshilli shprehen se bëhet fjalë për banesa shtetërore që janë ndërtuar para viteve ’90 dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë përfunduar procesin e legalizimit. Ndërkohë, pranë Bashkisë janë paraqitur mjaft kërkesa nga një numër i madh qytetarësh që kërkojnë legalizimin e banesave pranë Bashkisë së Tiranës, të cilat do të shqyrtohen nga Këshilli Bashkiak rast pas rasti. Por këtë herë janë përzgjedhur 24 familje, të cilat kanë përfunduar procedurat e diskutimit në komisionet përkatëse në bashki dhe tashmë iu dha e drejta përfundimtare nga Këshilli Bashkiak për përfundimin e procedurave dhe privatizimin e banesave të tyre. Këshilli Bashkiak caktoi si njësinë përgjegjëse për përfundimin e procedurave. Nga sa është diskutuar në komisionet e posaçme në bashki, njësia që do të merret me këtë çështje është Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit, e cila do të marrë në shqyrtim të gjitha rastet e banesave që kanë qenë shtetërore dhe tani do të legalizohen nga familjet që kanë paraqitur kërkesën dhe kanë nisur procedurat e legalizimit. Sipas burimeve të Këshillit Bashkiak, ligji për privatizimin e banesave shtetërore e ka humbur fuqinë dhe Këshilli i Ministrave nxori ligjin e ri. Në bazë të këtij ligji, kompetencat për përcaktimin e njësisë për përfundimin e procedurave për privatizimin e banesave shtetërore do të merret Bashkia e Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës ngarkon kryetarin e Bashkisë me detyrën e përcaktimit të njësisë përkatëse.
Qytetarët
Me nisjen e privatizimit dhe zënien pa leje të banesave apo të territoreve në pronësi të dikujt ose jo, pas viteve ’90, bënë që çështja e pronësisë apo legalizimit të jetë një çështje tepër e komplikuar dhe çon në krijimin e një situate që do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Kështu, të gjitha banesat dhe objektet e kthyera në banesa do të shqyrtohen për t’u vendosur përfundimisht nën pronësinë e të gjithë atyre familjarëve që prej shumë vitesh jetojnë në atë strehë që kërkojnë të legalizojnë.

Emrat e qytetarëve
Hatixhe Gashi (Duro)
Adem Skënderi
Hasan Alickolli
Asllan Lulja
Esat Tellalli
Suzana Bujaku
Ramazan Dobruna
Sadik Laknori
Anastas Kike
Demir Cani
Petrit Fejzulla
Ejup Sokoli
Muhin Beshaj
Eduart Hyseni
Julinda Radovani
Agim Lizda
Emine Sula
Kasëm Gaçi
Lulëzim Mema
Vangjel Vasili
Fadrin Bilimani
Avdi Hysa
Shkëlqim Hoxha
Fatmir Shima

30 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›